Blloku Politikë

Nis takimi OSBE-Rusi në Moskë. Rama: Integriteti territorial, parim aktual sa 45 vjet më parë

Postuar në 26 Shkurt, 2020 11:32

Ka nisur në Moskë takimi mes kreut të OSBE-së Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Në fjalën e tij Lavrov ka vlerësuar rolin e OSBE-së në krijimin e kushteve për një dialog konstruktiv në çështjet globale që ai i cilësoi si komplekse. Lavrov ka vlerësuar pozitivisht qasjen e Edi Ramës në krye të OSBE-së nisur nga fjalimet e tij të deritanishme publike.

Presidenti kallëzon penalisht ministren e Drejtësisë: "Rilindja është një murtajë"

Postuar në 24 Shkurt, 2020 14:25

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë e posaçme (SPAK) në adresë të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe të disa zyrtarëve të lartë të institucionit në fjalë. Në fjalën e tij pas dorëzimit të kallëzimit, Meta u shpreh se rilindja dhe qeverisja e ‘rilindjes’ janë një murtajë për vendin dhe se ai i pret qytetarët më 2 mars për të luftuar kundër kësaj sëmundje. Presidenti ka shtuar më tutje se është detyra e tij kryesore që të ruajë Kushtetutën. Sipas tij, ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë që po vlerësohen fakte

Çështja është ta dojë edhe Europa Edi Ramën...pa filtra

Postuar në 22 Shkurt, 2020 12:53

Nuk e ka fajin Shqipëria, as qeveria. E ka fajin Europa, më saktë një pjesë e saj. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “Një kontinent një e ardhme”. Sipas z. Rama rregullat nuk zbatohen për më të vegjlit.

Në çdo moment kur 1-2-3 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre faktike dhe duan të thonë ‘jo’, ato e kanë mundësinë që të gjejnë pretekste, duke i drejtuar gishtin vendeve që u thonë ‘Jo’ për shkak të problemeve që kanë ata. Ne e dimë shumë mirë se ata kanë problemet e tyre…

A është e ligjshme qenia e znj. Natasha Mulaj në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit?

Postuar në 21 Shkurt, 2020 12:33

Kryetarja e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Natasha Mulaj, në momentin e kandidimit dhe përzgjedhjes së saj si gjyqtare në këtë organ të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk plotësonte kushtet për t’u zgjedhur. Më poshtë disa të dhëna elementare që e provojnë një gjë të tillë.  

Me mikrofon dhe truproja. Thirrje kundër kryeministrit në ceremoninë e diplomimit të mjekëve të rinj

Postuar në 20 Shkurt, 2020 21:36

Disa studentë kanë kundërshtuar kryeministrin Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të mjekëve të rinj. Më sallë janë dëgjuar edhe thirrjet “Rama ik”, ndërkohë që kryeministri ka ushtruar dhunën e mikrofonit për të ironizuar, kurse truprojat po nxirrnin jashtë rebelin. 

Raporti i eurodeputetit Picula: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Postuar në 20 Shkurt, 2020 18:38

Eurodeputeti Tonino Picula paraqiti sot një projekt raport mbi rekomandimet e Parlamentit Evropian në Këshillin e BE-së, Komisionin Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE sot.

Rekomandimet kanë për qëllim të miratohen përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në 6 dhe 7 maj, me synimin për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe duke i dhënë një impuls të ri procesit të zgjerimit.

Ambasadori i Rusisë: Ofruam ndihmën tonë pas tërmetit, nuk morëm asnjë përgjigje

Postuar në 20 Shkurt, 2020 13:23

Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Mihail Afanasiev ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen online, argumentum.al. Përtej vlerësimeve për vendin tonë dhe simpatinë e shqiptarëve të thjeshtë për Rusinë, Afanasiev zbulon edhe faktin se pas situatës së krijuar me tërmetin e 26 nëntorit 2019, pala ruse ofroi ndihmën e vet. Falas siç e thekson ambasadori. Por pala shqiptare nuk ktheu asnjë përgjigje.

Nuk ka urrejtje nga Kosova. Thjesht kryeministri i Shqipërisë është figurë që i ndan shqiptarët

Postuar në 18 Shkurt, 2020 16:04

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një status në Facebook të Rexhep Qoses përmes të cilit thekson atë që e quan fushatë urrejtjeje në disa segmente të politikës dhe medias kosovare ndaj Shqipërisë. Shkruan Rama:

Guvernator në Albanistan, thjesht ambasador në Kirgizi

Postuar në 18 Shkurt, 2020 13:30

E mbani mend Donald Lunë? Nëse jo ua kujtojmë ne: ka qenë ambasador i SHBA në Shqipëri. Ishte ai që sillej si Guvernator i këtij vendi të mrekullueshëm siç edhe ironizonte kur binte rasti, dhe ndoshta edhe e mendonte me të vërtetë. Fliste për reformën në drejtësi, pastaj dërgonte sms shantazhuese deputetëve të Parlamentit ta votonin, organizonte protesta, na quante dele. Të gjitha i bëri Donaldi që u ndje pakëz mbret në këtë qoshk të Europës Juglindore.

Shën Valentini i borxhliut

Postuar në 18 Shkurt, 2020 12:30

Edi Ramës këto dy ditë i kanë shkruar deklarata të pafundme dashurie. Ai fitoi, është fitore personale, donacionet ishin meritë e tij, etj. Velinat mediatike që janë shfaqur të entuziazmuara këto dy ditë kanë shndërruar mundësinë e një diskutimi financiar në një moment lajmesh rozë. Rama është ai që ka blerë makinën e tipit të fundit dhe në radhë janë vënë bythëkërcyerat që shohin me buzë. Pak a shumë kështu po duket kjo paradë lëvdatash.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë