Blloku Në Vëmendje

Lamtumirë edhe Gardës së Republikës. 25 mijë m2 me gjithë godinë kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë

Postuar në 23 Korrik, 2018 13:10

Në datën 4 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kalojë në përgjegjësi administrimi të Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe prej 25 004 m2 nga të cilat 2853 m2 i përkasin godinës së Gardës së Republikës. Sipërfaqja është në hyrjen veriore të Parkut të Liqenit, dhe kufizohet me Akademinë e Artve dhe Korupsin Universitar.

BE, dy kërkesa për informim qeverisë për Teatrin

Postuar në 23 Korrik, 2018 12:27

Nguti i shumicës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin e kompanisë Fusha shpk për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është stepur disi nga dy kërkesa për informim që BE i ka çuar qeverisë lidhur me këtë çështje.

Kreu i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj tha këtë të hënë se pas shqetësimit që artistët i drejtuan zyrës së delegacionit të BE në Tiranë për projektligjin e kompanisë Fusha, Brukseli ka kërkuar zyrtarisht nga Tirana të informohet në detaje për këtë nismë.

Ndërron mendje, edhe mund të marrim emigrantë!

Postuar në 22 Korrik, 2018 11:24

Është kthyer në telenovelë mundësia që Shqipëria të pranojë emigrantë. Nga një pozicion kategorik për të mos hapur dyert për refugjatët, Edi Rama tregon se në çdo rrethanë mbetemi të gatshëm për të strehuar klandestinët që vijnë nga Afrika. Kjo sipas tij në është një gjë që vjen në përputhje me moralin tonë, por edhe traditën e mikpëritjes për njerëzit nga zonat e luftës.

Koha që kompania “Fusha” të sqarojë publikisht projektin e vet

Postuar në 21 Korrik, 2018 10:07

Dje kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka deklaroi në formë premtimi se kullat që do të ndërtohen në zonën ku ndodhet Teatri Kombëtar do të shemben në zbatim të një ligji të amenduar AntiMafia. 
Z. Basha iu përgjigj një apeli të një dite më parë të studiuesit Aurel Plasari që e kushtëzonte sinqeritetin e PD-së në këtë kauzë me këtë premtim. 

Mina anti-Mafia për kullat që po kërkojnë kurbanin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 20 Korrik, 2018 22:08

Qoka e fundit..?

Postuar në 19 Korrik, 2018 14:11

 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar sot për një marifet të zyrës së Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Pas kërkesës për një takim me ambasadoren Romana Vlahutin dhe miratimit prej kësaj të fundit të kërkesës, AMT thotë se është njoftuar për në ndryshim formati dhe përfshirjen në takim të përfaqësuesve të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Kumbar i konsensusit apo “një dekret një kullë”

Postuar në 18 Korrik, 2018 14:30

Erion Veliaj u shfaq këtë të mërkurë në krah të Ilir Metës duke thënë se tashmë ekziston një konsensus i gjerë, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga popullata, mbi nevojën e një godine të re dhe moderne për Teatrin Kombëtar, që plotëson të gjitha kushtet për aktorët.

PD: Harta e pazarit Rama-Fusha

Postuar në 18 Korrik, 2018 12:56

Refuzimi i kryeregjistruesit të Tiranës për të dhënë informacion mbi statusin e zonës ku qeveria kërkon t‘i falë kompanisë Fusha një sipërfaqe të konsiderushme prone publike mbi të cilën do të ndërtohen disa kulla sipas Partisë Demokratike është një përpjekje për t’i fshehur publikut aferën që lidh kryeministrin Rama me biznesin e ndërtimit.

Kullat e Tiranës, një vizion personal i z. Rama

Postuar në 17 Korrik, 2018 17:31

Në videon e mëposhtme titruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shfaqet arkitekti Winy Maas, që ka mbajtur një leksion në një universitet në Londër përpara disa javësh.

Siç mund të shihet pykëzimi me kulla i Tiranës, edhe me koston e goditjes së trashëgimisë, ësht vizion personal i kryeministri Rama, qëkurse ishte kryebashkiak, e të cilin po e realizon sot pa pyetur kënd. Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtoje rezorte të tjera.

 "Teatri, regjisori i Portokallisë përfaqëson vetëm veten"

Postuar në 17 Korrik, 2018 13:10

Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës, Alert Çeloaliaj ka komentuar pretendimet e regjisorit të “Portokallisë”, Altin Basha sipas të cilit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kishte tradhëtuar pas kompromisit që Basha, Derhemi dhe Trebicka bënë me Erion Veliajn për punën e Teatrit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje