Blloku Në Vëmendje
Thellohet denoncimi për kompaninë që propozoi shembjen e Teatrit
Thellohet më tej denoncimi i Partisë Demokratike për kompaninë Fusha sh.p.k që ka propozuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen në atë zonë të 6 kullave. Deputeti Ervin Salianji tha sot se kompania Fusha është subjekt i ligjit antimafia dhe subjekt që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.
PD: Kompania e prishjes së Teatrit Kombëtar përfitoi 80 milionë € tendera në katër vjet
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po përdor kompaninë “Fusha” për të pastruar para. Sipas deputetes Albana Vokshi, kompania në fjalë ka fituar nga qeveria shqiptare dhjetëra tendera, përfshirë sheshin “Skënderbej”, rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, punimet në Vlorë e së fundmi ajo po merr edhe projektin e ndërtimit të 6 kullave në zonën e Teatrit Kombëtar.
Debati me Ramën që largoi Majkon nga salla (Video)
Votimi në bllok për projektligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar u parapri nga një incident mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Diasporës Pandeli Majko.
Ky i fundit siç tregojnë edhe pamjet pati një debat verbal në distancë me kryeministrin dhe më pas u largua nga salla.
Majko nuk mori pjesë në votimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, diçka që mesa duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit me të cilin mësohet se ka patur kundërshti edhe para seancës.
Parlamenti miratoi shembjen e Teatrit dhe ngritjen e Kullave
Shumica zbatoi urdhërin politik të kryeministrit për të miratuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e 6 Kullave. Mazhoranca socialiste hyri në një kurs refuzimi të çdo zëri që i kërkoi të tërhiqet nga shembja e Teatrit Kombëtar.
Shumica nuk tregoi asnjë shenjë reflektimi përballë qendresës së një grupi aktorësh dhe regjisorësh, të cilët nuk u pajtuan me ofertën e Erion Veliajt për të hyrë në negociata me kompaninë Fusha.sh.p.k.
Disa pyetje mbi projektligjin kriminal për prishjen e Teatrit Kombëtar
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministër i Drejtësisë, Nasip Naço, ka folur sot në seancën plenare në Parlasment për projektligjin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Naço i është përmbajtur kritikës juridike të projektit që I hap rrugë tjetërsimit në një zonë ku po shuhet memoria e një qyteti.
Më poshtë pyetjet e Naços:
PaparacoBashkia del huq me tërmetin (foto)
Bashkia e Tiranës nxitoi të shpërndajë foto nga pasojat që sipas saj la tërmeti i paradites në godinën e Teatrit. Por pa një njoftim shoqërues, me idënë që mediat të inkuadrojnë këto foto si dëshmi e nevojës për të shembur ndërtesën ekzistuese.
Megjithë entusizamin për të vërtetuar alibinë se godina mund të bjerë nga çasti në çast, duhet thënë se fotografët e bashkisë nuk gjetëm më shumë se disa plasaritje të suvasë, që ndoshta kanë qenë edhe më parë.
Na kurseu një tjetër shfaqje! (Shkresa)
Nga një avokat patologjik i kompanisë Fusha dhe projektit të Kullave në sipërfaqen ku shtrihet një pjesë e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj ka ndryshuar strategji por jo rolin që ka në këtë histori. Para pak ditësh shkoi në Komisionin e Medias duke bërë sa zhurmësin aq edhe qëndrestarin përballë deputetëve të opozitës ndonëse nuk ishte thirrur në seancë dëgjimore.
Primo Shllaku: Ideja për të na bërë mirë me zor është e dyshimtë
Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka dalë edhe Primo Shllaku, poet dhe pedagog i njohur, autor i disa librave.
Në protestën e mbajtur pasditen e së martës. Shllaku hoqi paralele mes sistemit të kaluar monist dhe pushtetit të sotëm. Ai tha se kompleksi i Teatrit është autentik dhe mbi të gjitha mbart vlera të mëdha të artit skenik.
Fjala e Primo Shllakut në protestën për Teatrin:
Dëshmia e parë e arrogancës së Arta Markut
E shumë diskutuar për njëanshmëri politike që pas zgjedhjes në kuvend vetëm me votat e partisë në pushtet, kryeprokurorja Arta Marku shtoi të tjera pikëpyetje pas refuzimit për të qenë e pranishme në seancën e vetting-ut në ngarkim të saj.
Marku përfaqësua nga avokatja e sa, por vëzhguesi i ONM Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë. Pyetjes nga Kryesuesja e seancës Genta Tafa Bungo për arsyen e mungesës së kryeprokurores në seancë avokatja u përgjigj se zonja Marku "e pa te arsyeshme qe une te ndodhesha ketu ne vend te saj".
A di të përgjigjet Kryeministri: Pse protestohet për Teatrin Kombëtar dhe jo për ndërhyrjet në objekte të tjera?
Sot kryeministri Edi Rama, ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar me rastin e përurimit të Arturbiunës në Tiranë. Përpara tij ka mbajtur një fjalë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u kujdes që të shpallë si sukses të saj vënien e Kulturës në krye të diskutimit në gazeta dhe debatet televizve.