Blloku Në Vëmendje
Prishet "Qemal Stafa". Qeveria në kërkim të konçesionarit për ndërtimin e stadiumit të ri. Pse përjashtohet modeli aksioner?
Stadiumi “Qemal Stafa” do të shembet në fillim të vitit 2016 për t’i hapur rrugë ndërtimit të një stadiumi të ri: “Arena Kuqezi” me 22 mijë vende. Arben Dervishi, anëtarii i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka deklaruar për “shqiptarja.com” se projekti i ri nuk ndryshon nga projekti italian. “Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa. Të gjitha tribunat do të jenë të mbuluara.
Forcat e Gruevskit kthehen në Kumanovë, bastisen disa banesa shqiptarësh
Policia maqedonase ka realizuar një aksion të ri policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 maj gjatë konfliktit të armatosur u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur nga Kosova dhe 8 pjestarë të policisë.
Bastisja është bërë në orët e hershme në banesën e Riza Jonuzit, i cili thuhej se ka pasur dijeni dhe kontakte me grupin e armatosur që u fut në Kumanovë edhe pse i njëjti nuk ka marrë pjesë në përleshjet me policinë.
3.4 milion dollarë dekodera për familjet në nevojë. VKM e qeverisë që luan me paratë e të gjithëve
3.4 milionë dollarë ka akorduar qeveria shqiptare si pjesë e fondit për familjet në nevojë. Fond që do të shkojë për pajisjen e këtyre familjeve me dekodera dixhitalë. Për çfarë jepet ndihma për familjet në nevojë? Jepet për nevojat jetike që kanë këto familje, për të cilat kemi rënë dakord të paguajmë të gjithë. Por qeveria mendon se “moshën e internetit” familjet shqiptare në nevojë kanë nevojë edhe për të parë Digitalbin, Tring apo ndonjë operator tjetër që ofron shërbime të tilla.
Një shembull mjedisor i qeverisë: Tender për prerje pyjesh në fshatrat e Përmetit, biznesmenëve nga Laçi….
Në fshatrat e Përmetit ka zbritur një firmë fantazmë që përmes një liçense po pret drurët shumëvjeçarë të Grabovës dhe Argovës. Sipas raportimit të News 24, një firmë ka fituar tenderin e organizuar nga drejtoria pyjore e Qarkut Gjirokastër, për një sipërfaqe pylli 65 ha, duke rrënuar një pasuri të mbrojtur me sakrifica nga vetë banorët. Kryeplaku i Grabovës Koço Hormoviti ka pohuar se “biznesmenë nga Laçi që as i njohim e as e dimë se ç’janë, vijnë dhe po shfarosin pyjet, me tenderat e ish kryebashkiakut Bujar Ibrahimi. Qeevria thotë se po mbron pyjet, por po i pret pyjet”.
Ramës i del emri në lejen e pallatit 13-katësh te hyrja e Liqenit, ja dokumenti
Gazeta “Panorama” ka publikuar një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit në 9 shtator të këtij viti për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të Liqenit Artificial në krahun e Rrugës së Elbasanit. Vendimi përcakton se në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”. Por sipas Panoramës kjo nuk është godina e vetme.
A u hapën 150 mijë vende pune në 2 vjet? BB konstaton rritje të papunësisë për të rinjtë në 2015
300 mijë vendet e punës në 4 vjet është objektivi i shpallur i mazhorancës për këtë mandat. Kanë kaluar dy vjet dhe Shqipëria ka njohur një valë të madhe emigrimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Qeveria prezanton rreth 90 mijë vende pune të hapura dhe të formalizuara në gjysmën e mandatit të saj, por Banka Botërore vlerëson se papunësia tek të rinjtë është rritur me të paktën 1 për qind në vitin 2015.
"Rusia është në Siri për mbrojtjen e interesave kombëtare kundër terrorizmit"
Rusia ka vendosur të informojë edhe publikun shqiptar për arsyet dhe ecurinë e operacioneve ushtarake në Siri. Përveë lajmërimit në murin e ambasadës, sot ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, i ka dhënë një intervistë "Top-Channel", ku ka theksuar se operacionet janë në përputhje me parimet e të drejtave ndërkombëtare. Më poshtë materiali ashtu siç përcillet nga TCH:
Si janë shpërndarë 650 mln lekët e DIA-s, ekspertët e prokurorisë hartojnë skemën
ABC News ka në dorë raportin e ekspertëve kontabël që kanë detajuar se cila është shuma që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ shpërndarja, në formë pagesash për kompaninë e tij DIA. Pas studimit të materialeve që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, del se CEZ brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 mln lekë të reja.
Rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në cash nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime.