Blloku Në Vëmendje
Aksidenti i Kavajës/Flet nëna e Sokolit dhe Aliçes. Asnjë fjalë nga "memeci" Haxhinasto
Silva Negollari, nëna e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e Kavajës, ka folur në një intervistë për "AbcNews". "Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun e një tjetri mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes. Udhëtimi që i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve. Dy netë me radhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nëna e tyre t'i çonte në Rrogozhinë. Për ta ishte udhëtimi i fundit. Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnjë kamera.
Parashutë italiane për Sajmir Tahirin, Edi Ramën dhe përgjimin. Italianët kujtojnë “imunitetin”. Europol ndryshon njoftimin
Sot ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”.
Çfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane?
Skandali me vajzat jetime në Shkodër, detyroheshin të shihnin filma erotikë
Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali i abuzimit seksual të 3 vajzave të mitura në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër. Nga dëshmitë e dhëna në polici, fëmijët e pyetur një nga një, pas publikimit të rastit një ditë më parë nga prokuroria e Shkodrës, mësohet se ata ishin totalisht të lënë jashtë kontrollit. Ata kanë rrëfyer se në Rezidencën e Fëmijës detyroheshin të shihnin edhe filma erotikë, teksa punonjësit e qendrës largoheshin për orë të tëra. Të miturat e moshës 6, 8 dhe 11 vjeç janë pyetur në prani të një psikologie nga prokurorët që po hetojnë skandalin.
Aksion i suksesshëm antidrogë në Vlorë për të shpëtuar "nderin" e ministrit
Një ditë pas raportimit të sikletshëm të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në Komisionin e Sigurisë, policia raportoi për një operacion të suksesshëm në Vlorë si për të dhënë një dëshmi të rezultatit "mbreslënës" të bashkëpunimit trajnues me policinë italiane.
Policia Bashkiake e Tiranë ushtron dhunë mbi gaetarin e "CityNews"
Dje policia bashkiake e Bashkisë së Tiranës ka dhunuar gazetarin Genci Pishtari të faqes "CityNews" për shkak se ai po i filmonte. Duke thyer ligjin, policët sillen si polici rendi, për një çështje ku shefi i tyre, Erjon Veliaj, dallohet mbi të gjitë. Pra daljen në kamera. Veliaj deklaroi në "Studio e Hapur" se "unë bëhem bishë po më preke te puna", e me sa duket fjala është ligj në atë institucion. Një akt i dënueshëm që provon nervozizmin e pushtetit ndërkohë që shoqatat e mediave, nuk kanë ende asnjë reagim. Madje nuk ka reagim as nga Bashkia.
Haxhinasto dhe Klosi - standard i ministrit qëndrestar të Aleancës për Shqipërinë Europiane
Veç skandaleve me zyrtarë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe bashkiakë të mpleksur në aventura seksuale, qeveria po konsumon edhe disa ngjarje që rëndojnë edhe ligjërisht pozitat e ministrave, të cilët direkt apo indirekt janë përgjegjës për vdekjen tragjike apo dhunimin e fëmijëve. Rasti më flagrant është ai i ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, vartës të të cilit kanë injoruar për 2 vjet një vendim gjykate që urdhëronte mbylljen e barrierave anësore të autostradës Plepa-Golem.
Posedim i marijuanës, ndalohet në Suedi djali i Mehmet Shehut, Skënder Shehu
Disa media po raportojnë se Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, është arrestuar në Suedi, për posedim të lëndëve narkotike – marijuanë. “Është arrestuar në Stokholm të Suedisë djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Nga informacionet e fundit rezulton se arrestimi i Skënder Shehut ka ardhur pasi policia ka gjeti një sasi të konsiderueshme marijuane në banesën e tij. Nga burime policore zyrtare mësohet se në këtë çështje rezulton i përfshirë edhe një person tjetër”, shkruan Top-Channel.
Europol: Asnjë rol i Policisë Shqiptare në hetimin e trafikut ndërkombëtar të drogës ku përfshihet edhe Balili
Qëkurse doli në sipërfaqe çështja “Balili” qeveria shqiptare deklaroi edhe përmes kryeministrit Edi Rama, apo drejtorit të Policisë, Haki Çako, se operacioni ka qenë i koordinuar me DEA-n amerikane. Madje sipas tyre, kishte muaj që vazhdonte hetimi, i cili në Shqipëri nuk ka sjellë ende asnjë të ndaluar.
Greek Nights by Keli in "Santa Quaranta". Komentet, "Baroni zemërmirë i LSI-së mban me bukë 400 familje"
Emri i Keli Balilit ka tërhequr vëmendjen e mediave greke jo vetëm sepse mbeti në rrjetën e policisë së Atikës, e cila arriti të çmontonte organizatën kriminale që drejtohej nga Shqipëria, për të cilën shumë polici europiane kishin dijeni, por nuk kishin mundur të gjenin prova të mjaftueshme. Shqiptari që furnizonte me kanabis dhe kokainë gjithë Europën ishte njohës i mirë i gjuhës greke dhe dashamirës po ashtu i muzikës greke.
Greqia shpall në kërkim Klemend Balilin, brenda 48 orësh merr formën e urdhërarrestit ndërkombëtar
Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin, i akuzuar si kreu i organizatës më të madhe të trafikut të drogës në Europë. Brenda 48 orëve të ardhshme, prokurori i çështjes pritet ta shndërrojë atë në urdhër arresti ndërkombëtar dhe t’u dërgohet gjithë policive europiane. Ndërkaq, një dosje e çështjes do t’u dërgohet autoriteteve kompetente shqiptare. Sapo dosja të mbërroijë në vendin fqinj, autoriteët atje duhet ta gjejnë të dyshuarin dhe ta arrestijnë.