Blloku Në Vëmendje
Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit
Gazeta “shqiptarja.com” raporton se Gjykata e Lartë ka vendosur pezullimin e ndërtimit të pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit në Tiranë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë që sipas burimeve të cituara nga kjo gazetë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative, e cila nga ana e vet pezullonte urdhër pezullimin që Instituti i Monumenteve kishte lëshuar për pallatin. Një odise e pakuptimtë ligjore ku firmat e institucioneve të ndryshme përplasen, bëhen e zhbëhen, ndërkohë që faturën e paguan biznesi në fjalë, por edhe mjedisi.
Hahn sërish në skenë: Votoni sipas Marrëveshjes që ramë dakord
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka përcjellë sot shqetësimin për situatën e krijuar duke i kujtuar klasës politike se propozimi i fundit i Johannes Hahn duhet votuar. “Propozimi i fundit në tavolinë. Këshilla ime: Lërini diskutimet dhe votojeni!”, shkruan ai pak orë më parë. Ndërkohë vetë Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u ka dërguar një e-mail Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, dhe Ilir Metës përmes së cilës u njofton se votimi duhet të kalojë nga marrëveshja politike që u arrit me ndërmjetësimin e tij. “U surprizova nga lajmet e natës.
“Kjo që po ndodh është e vështirë të kuptohet nga njerëz normalë”
Sot ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i cili ka qen një ndër negociatorët. Sipas tij, kjo që po ndodh është e ndërlikuar.
Zoti Fleckenstein çfarë menduat sot kur u zgjuat pasi patë zhvillimet në Shqipëri, apo ishit informuar që dje?
PD pas deklaratës së ambasadës amerikane: "Nuk po bllokojmë. PS kërkon dy standarde vettingu". Heshtje nga delegacioni i BE-së
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së papritur të ambasadës amerikane në Tiranës, sipas së cilës Lulzim Basha ka paraqitur propozime të reja. “Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial.
Ermir Gjinishi: Kreshnik Spahiu financohet nga lëvizja "Gulen". Njerëz të Gulen edhe në SHISH e Prokurori
Sot në Zululand ka qenë i ftuar Ermir Gjinishi. U fol për grushtin e shtetit në Turqi, dhe për jehonën që kjo ngjarje pati në Shqipëri, ku është krijuar ideja se ka një përplasje mes erdogan-istëve e gulen-istëve. Të parët janë më të qetë sot, por të dytët kanë qenë në momente ngazëllimi në orët e ara të grushtit të shtetit, s'ka gjë se vetë Gulen-i nuk ka marrë përsipër asnjë rol në këtë tentativë për një përmbysje politike në Turqi. Ai është distancuar qartazi nga ata që e kanë bërë grushtin e shtetit.
Letra e eurokomisionerit Hahn: ONM, inkuadrohet në Kushtetutë. Vetëm rol rekomandues
Eurokomisioneri Johannes Hahn ka nisur sot një e-mail propozim që duket se realizon një zgjidhje të pranueshme mbi propozimin hibrid të Nuland. Sipas këtij propozimi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë subjekt i Kushtetutës, por me të drejta rekomanduese dhe jo ligjërisht të detyrueshme. Është një hap që reflekton shqetësimet e PD-së. Edhe për rrëzimin e kandidaturave ONM-ja duhet të japë arsyetim.
Edhe komunitetet fetare luten për konsensus. Paqja e Zotit qoftë me ju!
Vëmendja e gjithë opinionit publik duket se është e fokusuar në maratonën e negociatave për reformën në drejtësi dhe dilemat se çfarë vendimi do të marrë parlamenti ditën e enjte. Komunitetet e Krishtera Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë dalë me një deklaratë, ku i bëjnë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar.
Fijet e Gylenit në Shqipëri. Letër zyrtare nga Turqia në Shqipëri. Gazetarë dhe ministra në listë pagesa
Faqja online “tesheshi.com” raporton sot për një letër që ka mbërritur në adresë të Ministrisë së Brendshme nga Turqia. “Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.
Reformën e bën ShBA. Të tjerët janë ushtarë
Presioni për miratimin e reformës në drejtësi, apo më saktë, të variantit amerikan të saj, ka arritur kulmin sot, kur ambasadori Donald Lu ka marrë pjesë në një protestë para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Një protestë që i mvishet shoqërisë civile, përbërë nga grupime që siç e dimë të gjithë mblidhen si me bilbil. Lu ka qenë i qartë dhe i hapur dhe për këtë meriton respekt, pasi rëndom ambasadorët flasin me një gjuhë që duhet deshifruar: “Koha për të vendosur është tani, miratojeni reformën në drejtësi, qytetarët po kërkojnë ndryshim.
Disponohen pamje filmike për çështjen ku akuzohet gjyqtarja Majlinda Andrea
Gjykatësja Majlinda Andrea është kthyer nga Italia, por pa bashkëshortin e vet, Odhisea. Kështu u raportua sot për gjykatësen e Gjykatës së Lartë, e cila akuzohet për korrupsion në vlerën e 50 mijë dollarëve. Ajo është pezulluar nga detyra nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila siç raporton sot “Abc News”, disponon pamje filmike dhe video, ku paraqitet bashkëshorti i saj, Odhisea, që mbush një qese me para.