Blloku Në Vëmendje

Grabitje me armë në Aeroportin e Rinasit, një ditë më parë policia shtoi masat e sigurisë pas sulmeve në Stamboll

Postuar në 30 Qershor, 2016 16:42

Një ditë më parë policia njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit pas sulmeve terroriste në Stamboll, por pa kaluar as 24 orë  Policia e Tiranës përcolli lajmin se rreth orës 14:45 të së enjtes në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. Në njoftim thuhet se “menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.

Çfarë po ndodh me pronat? Sherr në Këshillin Bashkiak të Himarës (Video)

Postuar në 30 Qershor, 2016 13:40

Ka degjeneruar në dhunë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, teksa ishte për diskutim një çështje shumë e ndjeshme, ajo e regjistrimit të pronave. Teksa këshilltarët ishin në mbledhje dhe kishin nisur dikutimet, me praninë edhe të disa banorëve, disa persona kanë hyrë në mbledhje dhe aty ka nisur konflikti që degjeneroi në dhunë.

Lirohet zyrtari me trëndafil i akuzuar për përgjimet me "IMSI Cathcer"

Postuar në 29 Qershor, 2016 11:42

Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.

Ligji për kamerat e sigurisë, paqartësi për ruajtjen dhe aksesin mbi të dhënat

Postuar në 28 Qershor, 2016 20:20

Qeverisë i ka mbetur në dorë ligji për Masat Shtesë të Sigurisë, ose njohur ndryshe si ligji i kamerave. Por ai është bllokuar nga opozita dhe LSI-ja për arsye që nuk lidhen me shqetësimin real për potencialin e shkeljes së privatësisë përmes këtij ligji. Dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe të policisë, Arjan Dyrmishi dhe Arjan Hoxha, nënvizojnë në një dalje për "Tv Tema" ngarkesat që sjell ky ligj në formën ekzistuese, por edhe rreziqet e tij. P.sh nuk sqarohet administrimi i të dhënave, serveri që shërben rrjetin e kamerave si dhe aksesin në të.

Kjo është policia e shtetit apo banda e Arturo Uisë? (foto). Reagon Ministria e Brendshme

Postuar në 26 Qershor, 2016 19:30

Altin Bamllari, pronar i restoranteve “Era” ka denoncuar policinë për dhunë pas ndalesës së të birit për një gjobë të papaguar të makinës. Denoncimi i biznesmenit është bërë në rrjetet sociale dhe është i shoqëruar me foto të dhunës në komisariat. “Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen.

Greva e të burgosurve të Drenovës në ditën e dytë, transferohen organizatorët

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:18

Greva e urisë e 150 të burgosurve të burgut të Drenovës ka hyrë në ditën e dytë. Të burgosurit, të cilët kanë refuzuar ushqimin prej së enjtes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë paraqitur probleme shëndetësore. Pjestarë të grevës së urisë i thanë Abc Neës se administrata e burgut të Drenovës po ushtron presion mbi të burgosurit që të ndërpresin grevën e urisë edhe pse kërkesat e grevistëve fokusohen tek mundësia e ndryshimeve të dispozitave të veccanta të Kodit Penal.

Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje

Postuar në 24 Qershor, 2016 17:04

Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”.

Ministrja kërkon falje: "E ndjej përgjegjësinë"

Postuar në 23 Qershor, 2016 22:50

Pas kritikave të ditëve të fundit në lidhje me deklaratat të cilësuara si arrogante të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla , në lidhje me dhunën në kopshtin Diren, kjo e fundit ka kërkuar falje nëpërmjet një statusi në Facebook. Nikolla shkruan se e ndjen përgjegjësinë por sqaron se denoncimi i të paligjshmes është detyrë e të gjithëve. Ndoshta ministra është aq e tronditur sa harron se denoncimi erdhi nga një media private përmes prindërve. Askush nuk trokiti në zyrën e saj për ndihmë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje