Blloku Në Vëmendje
Rrëzimi i helikopterit, hetim për neglizhencë deri në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm. Ministrja premtoi ridimensionim rregulloresh pas “ngjarjes Feka”!!!
Vdekja, më 6 prill, e dy pilotëve që drejtonin helikopterin EC145, Florin Delia dhe Donald Hoxha, mundet të jetë shkaktuar indirekt, nga neglizhimi i drejtuesve përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes. “ABC NEWS” raporton sot se hetimi për këtë çështje po sugjeronse “dy pilotët e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit “EC145”, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë”. I njëjti raportim flet për shmangien nga praktika e ndjekur me helikopterët Cougar, për të cilët pala franceze dërgoi në Shqipëri një pilot trajnues.
Haxhinasto, shëmbëllimi i Sajmir Tahirit për...fatin e keq
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e kaloi fazën e ekspozimit në media si pasojë e vdekjes së dy njerëzve në aksin Plepa – Rrogozhinë. Është e qartë se njësoj si Edi Rama nuk e lëshon Sajmir Tahirin, edhe nëse ndonjë ditë ky i fundit mund të mbjellë hashah në saksitë e zyrës në ministri, edhe Ilir Meta, nuk e lëshon “Mondin”, të kapur në faj. Jo me llafe, por me vendim gjykate.
Asfiksi në urbanët e Tiranës, mungojnë kondicionerët ose nuk vihen në punë
Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj bëri bilancin e një viti punë në bashkinë e Tiranës ku lançoi edhe projektin për diferencimin e mbetjeve urbane vetëm në dy pika, duke u hequr “ekskluzivitetin “ personave që mblidhin kanaçe në koshat e mbeturinave. Por përtej kësaj pune të “vyer” në Tiranë qytetarët përballen me vështirësitë e transportit urban, tani që temperaturat kanë nisur të ngrihen. Tv Klan ka sjellë sot një reportazh nga udhëtimi në autobusët urbanë të kryeqytetit ku në disa mungojnë kondicionerët dhe në disa shoferët nuk i vënë në punë.
500 mijë euro blerje armësh (dhe snajperash) pa garë dhe pa njoftim paraprak
Drejtoria e Policisë së Shtetit ka lidhur tri kontrata për blerje armatimi për policinë, duke ndjekur procedurën “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Informacioni bëhet publik në buletinin e muajit maj të Agjencisë së Prokurimit Publik ku rezulton se blerjet janë kërkuar të ndara konkretisht në:
Blerje pistoletash 9x19 mm në vlerë 23 527 560 lekë me TVSH.
Blerje pushkësh 5.56x45 mm në vlerën 29 394 000 lekë me TVSH
Blerje snajpersash model “Sako M10” për një vlerë prej 15 820 099 lekësh me TVSH.
Forumi Mysliman kundërshton ndryshimin e nenit 18, pika 2 të Kushtetutës për orientimin seksual (Foto)
Përmes një letre të hapur Forumi Myslimian i Shqipërisë kundërshton ndryshimin e nenit 18, pika 2 të Kushtetutës për orientimin seksual me argumentin se ky ndryshim do të shkatërrojë përfundimisht themelet e familjes. Kundër këtij neni janë shprehur edhe komunitetet fetare, si Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Komuniteti Mysliman. Ky Forum i përcjell parlamentit kërkesën për t'u dëgjuar në seancë të posaçme për një amendim që sipas tyre dëmton kombin.
Nismë e deputetit të Grekëve të Pavarur për të kërkuar reparacione lufte nga Shqipëria
Me një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të parlamentit Nikos Vutsis, deputeti i Grekëve të Pavarur, Dhimitri Kamenos ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar në mënyrë që Greqia të kërkojë dëmshpërblimet e luftës nga Shqipëria.
Muxhahedinët drejt mbërritjes në Shqipëri
Çako kthehet në detyrë, Tahiri: Sapo ka nisur reformimi i drejtësisë
Shantazhi i qeverisë mbi drejtësinë duket se dha rezultat. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që pezulloi kryepolicin Haki Çako nga detyra, ministri i Brendshëm, Tahiri ka dalë krah tij në një deklaratë për mediat. Sipas ministrit Tahiri, rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur.
“Përgjimi, gabim fatal”
Sot paradite u bë e njohur se kryeministri i vendit Edi Rama ka kryer një vizitë në zyrën e aleatit të tij, Ilir Meta. Zyrtarisht shtë raportuar se është diskutuar për reformën, ndonëse mes dy parnerëve në koalicion nuk ka mbetur më çfarë të diskutohet për këtë çështje, pasi PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord për draftin. Çfarë është negociuar apo diskutuar mes të dyve? Kjo mbetet e panjohur.