Blloku Në Vëmendje
“Një Kushtetutë e komplikuar që vështirë se do të kuptohet”
Reforma në drejtësi dhe sidomos pjesa e ndryshimeve kushteuese që lidhet me të u trajtuan shumë në media muajt e kaluar. Por pa bërë asnjëherë një inspektim teknik të drafteve që mbaheshin edhe të fshehtë, pa një debat të hapur. Ndonëse reforma u promovua si reformë ekspertësh, ajo përfundoi në një proces politik presioni e shantazhi për nene dhe dispozita që amendoheshin dhe u ndryshuan sa për frymë antikushtetuese, aq edhe për të hequr kamzhikun nga duart e një krahu politik.
Fasada e "Qemal Stafës" e "vetmja gjë me vlerë në stadium"...
Ja se çfarë deklaronte më 27 prill të këtij viti kryeministri lidhur me debatin për projektin e stadiumit të ri: "Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve.
Një krim në kufijtë e urrejtjes për shtetin, debitori qëllon me thikë punonjësin e OSHEE-së në Shkodër
Zamir Velaj është viktima e parë e daljes nga kontrolli të një 47 vjeçari, të cilit OSHEE i kishte ndërprerë energjinë elektrike për çështje borxhesh. Një krim në kufijtë e urrejtjes ndaj shtetit. Këtë e konfirmon dinamika e krimit pasi sipas raportimit nga Shkodra “mësohet se autori e ka qëlluar disa herë me thikë viktimën duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e gjoksit dhe të barkut, e për pasoj nga prekja e organeve jetike viktima nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve.
Shqipëria garanton liritë e besimit, po nuk u kthen pronat komuniteteve fetare
Shqipëria ka marrë notë pozitive nga Departamenti Amerikan i Shtetit për liritë e besimit, por ajo që mbetet njollë e zezë është sjellja e shtetit me pronat e komuniteteve fetare. Raporti më i fundit thotë se Shqipëria ka bërë shumë pak përparime në këtë drejtim, duke mbajtur peng pronat e sekuestruara nga regjimi komunist.
Reformë sipas disa të vërtetave që nuk i thonë ekspertët
"Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit. Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një kuzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë ia ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt.
Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri.
Pse mbahet i fshehtë projekti për sheshin “Skënderbej”? “Shekulli” shkruan se parashikohet ndërtimi i disa ndërtesave dhe një kulle
Gazeta “Shekulli” raporton sot se projektit të sheshit “Skënderbej” do t’i shtohet edhe një kullë e lartë mes Muzeut Historik dhe hotel “Tiranës”. Sipas kësaj gaezet, projekti i plotë është përgatitur në formën e një botimi, por ai i mbahet larg publikut, a thua Tirana është pronë personale e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.
Fatos Klosi “merret në pyetje” publikisht
Një akuzë publike ndaj ish-shefit të ShIK-ut, Fatos Klosi. Jo akuzë politike, por konkrete, bazuar mbi njohuritë operative që Izet Haxhia,mish-truproja e Sali Berishës pretendon se ka për Klosin. Të përfshirë në një debat mbi të shkuarën, Klosi dhe Haxhia kanë hapur disa letra, që janë interes pubik. Cilidoqoftë statusi i Haxhisë në këtë rast, akuzat e tij ngrenë dyshime mbi disa momente të karrierës së Klosit, që nuk mungon sa herë të shfaqet si ekspert i shërbimeve inteligjente etj.. Statusi në Facebook i Haxhiajt është në fakt një marrje në pyetje:
Një përpjekje franceze kundër Majlinda Kelmendit
Turku “non grata” hyri në Shqipëri nga Rinasi. Fraza lapidar e policisë: Na iku pa dashje, vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Kryeministri Rama është munduar të mbajë lart profilin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe punën e policisë, por ngjarjet përgënjeshtrojnë gjithë lavdërimet që vijnë nga kryeministria, duke e nxjerrë policinë qesharake përpara publikut. Pasi hoqi përgjegjësinë për grabitjen e armatosur në aeroport, policia e Rinasit bëhet sërish protagoniste e një njgjarje që nxjerr zbuluar atë dhe jo vetëm. Gjatë pasdites Partia Demokratike doli me një deklaratë ku raportoi se një shtetas turk ishye arratisur nga Rinasi, pasi u ndalua nga policia në aeroport.
2 800 m2 më shumë për qendrën tregëtare në stadiumin e ri në Tiranë
Partia Demokratike ka denoncuar sot një ndërhyrje të re në projektin e stadiumit të ri në Tiranë, ku përmes një vendimi, shtohen edhe 2800 m2 në funksion të qendrës tregëtare.