Blloku Në Vëmendje
Pogradec/Panairi i Policisë live
Dy policë, njëri prej të cilëve i dehur, u kërkojnë dy gazetareve të News24 të mos filmojnë. Është raportuar se policët kanë marrë kamerën dhe kanë dhunuar kameramanin. Policia ka njoftuar se efektivët janë shkarkuar.
Urdhëri në QSUT: Shkurtohet numri i shtretërve për Shërbimin Onkologjik
Gazeta “Shëndeti” raporton për një urdhër të drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë për përgjysmimin e shtretërve të hospitalizimit në Spitalin Onkologjik.
Dëshmitarët për "TemaTv": Para 6 muajve pati një tjetër viktimë në Landfillin e Sharrës
Para Ardit Gjoklajt një tjetër person ka humbur jetën në landfillin e Sharrës, por për këtë ngjarje shumë pak janë në dijeni pasi vdekja është mbajtur e fshehtë. Dëshmitarët i thanë Tema Tv se një grua rreth të 50-ave, nënë e dy fëmijë u vra aksidentalisht nga mjetet e kompanisë “3R” 6 muaj më parë. Sipas dëshmive shoferi i kamionit ka qënë i dehur, ndërsa firma “3R” e bleu heshtjen e familjarëve me lekë.
"TemaTv"
Inspektoriati i Punës: “3R”, kushte jo të mira pune në landfillin e Sharrës
Kushtet e punës në landfillin e Sharrës nuk janë të përshtatshme për punonjësit. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, pas kontrollit të ushtruar në kantierin e kompanisë “3R”, në Sharrë, menjeherë pas aksidentit. Ky inspektoriat nuk ka mundër të gjejë dokumentacion që vërteton punësimin e të riut në këtë kantier. "TemaTv"
Një shqiptar viktimë e tërmetit në Itali
Nga tërmeti në Itali humbi jetën edhe një shtetas shqiptar, i cili ishte mes të plagosurve. Ai është është Erjon Toro 33 vjeç lindur në Roskovec të Fierit, emigrant prej shumë vitesh në Amatrice të Italisë, dhe babai i dy vajzave. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një shtetase tjetër shqiptare, e cila ndodhet në spitalin e L.Aquila.
Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie mediatike afër nesh
25 vjet zgjati dominimi i një modeli mediatik që u krijua për të thyer monopolin shtetëror të televizionit publik, por që bashkë me shkelqimin e yjeve të rinj të ekranit u shndërrua në propagandën e çdo lloj pushteti.
Mega Channel ishte i pari stacion televiziv privat në Greqi që nisi transmetimin në vitin 1989, duke premtuar informim të besueshëm për publikun të shoqëruar me modelin amerikan të debateve televizive në edicionet informatie. Majat e audiencës i dhanë këtij televizioni një pushtet të madh mbi klasën politike, nisur nga ndikimi i madh në publik.
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës
Pak ditë pas varrosjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, vëllai i tij i madh u rikthye në landfillin e Sharrës. Me trupin e imët dhe me sy të skuqur nga lotët, Ardiani, 19 vjeç, i kërkoi rojes ta lejonte të shkonte në zyrën e financës së kompanisë “3R”; lajmi për shpërndarjen e rrogave të muajit korrik e shtyu atë sërish drejt vendit të tragjedisë.
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës
Pak ditë pas varrosjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, vëllai i tij i madh u rikthye në landfillin e Sharrës. Me trupin e imët dhe me sy të skuqur nga lotët, Ardiani, 19 vjeç, i kërkoi rojes ta lejonte të shkonte në zyrën e financës së kompanisë “3R”; lajmi për shpërndarjen e rrogave të muajit korrik e shtyu atë sërish drejt vendit të tragjedisë.
Skandali i radhës me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk ka blerë aparaturat për matjen e rrezatimit nga antenat e kompanive celulare
Një ankesë e bërë në zyrën e Avokatit të Popullit nxjerr në dritë një tjetër skandal me Ministrinë e Shëndetësisë, mungesën e aparaturave për matjen nga rrezatimi jonizues i antenave celulare. Ankesa është bërë nga shtetasja O.S në dt. 09.04. 2014, në cilësinë e përfaqësues së disa banorëve të një pallati në rrugën “Stefan Kotelli” lagjja nr. 4, Korcë. Ajo është ankuar në disa institucione, për vendosjen e 3 antenave të kompanive celulare në tarracën e pallatit. Ankuesi O. S.
Plotësohet grupi i të pakënaqurve, një tjetër kosovar heq fanellën e Shqipërisë. Po çfarë kanë thënë kur e kanë veshur! (Video)
Amir Rrahmani, ish-mbrojtësi i Partizanit është i larguari i radhës nga kombëtarja e Shqipërisë për t’iu bashkuar përfaqësues së Kosovës. Në shembullin e Milot Rashicës edhe ai shpjegoi përmes një postimi se zgjodhi Kosovën për dy arsye, emocionale dhe sportive. Rrahmani bëhet kështu kosovari i katërt që i kthen mbrasht fanellën Federatës Shqiptare të Futbollit. Më së paku kjo është jo korrekte dhe fyese sepse futbollistët në fjalë kishin të drejtën të refuzonin Kombëtaren Shqiptare me të njëjtin argument se do luanin për vendlindjen e tyre.