Blloku Në Vëmendje
Nikolin Jaka: Legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit mund të nisë me hotelet me pesë yje
Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, ka sqaruar dje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit sesi mendon ai mund të realizohet legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit. Jaka thotë se qeveria aktuale ka miratuar një ligj që lejon kazijnotë dhe lojërat e fatit në hotelet me pesë yje. Këtij ligji mund t’i shtohet edhe e drejta për të mbajtur prostitua legale dhe të shesin kanabis farmaceutik. Modeli gjerman është i ngjashëm me këtë që sugjerohet këtu, tha Jaka, i cili ka kërkuar që të futet kjo dukuri në hulli ligjore.
Përpjekje për të spostuar vëmendjen/Ikën Shehaj e Tatimeve dhe Pranvera Fagu e Doganave
Është shkarkuar sot nga detyra drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj. Në vend të saj është emëruar Vasilika Vjero, njeri i Aeprben Ahmetajt. Bëhet e ditur se është larguar nga detyra edhe drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu. Dy lëvizje që priteshin, por që janë bërë në një ditë kur ka shumë debate për ligjin e mbetjeve.
Kërcënohet Adriatik Llalla. Largon familjen nga Shqipëria
Top Channel informon sot se Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është kërcënuar çka e ka detyruar të largojë familjen jashtë vendit.
Shakatë zyrtare të Haki Çakos dhe Policisë së Shtetit: Monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka më parcela të mbjella me kanabis (dokument)
Tjetër gjë të shohësh sesi në Shqipëri vijnë avionë të vegjël për t’u ngarkuar me drogë dhe ndryshe ta shohësh realitetin me dylbitë e policisë shqiptare, e cila po shënon rekorde sa i përket përkushtimit për të mbrojtur politikisht ministrin apo qeverinë me komunikata shtypi. Policia e Shtetit ka raportuar sot se në terren nuk ka më asnjë parcelë të mbjellë me kanabis sativa. A mund të besohet kjo kur vetëm pak ditë më parë u zbulua aksidentalisht pista e avionëve Piper në Durrës apo kur 700 kg kanabis të nisura nga Vlora u kapën në Bari.
Investigimi i “STOP”, zyrtarë të OSHEE pajisin me libreza invaliditeti debitorët për t'u fshirë detyrimet (Video)
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është një nga arkat “shtetërore” ku kanalizohen një pjesë e madhe e parave të shqiptarëve, 3 vitet e fundit edhe me metoda represive të burgosjes për ata që nuk paguanin detyrime. Pati edhe raste të ndaluarish që ndërruan jetë në qeli për shkak të problemeve kardiake apo edhe vetëvrasjeve. Megjithatë qeveria dhe shkëlqesia e tij kryeministër nuk ka nguruar ta prazantojë OSHEE-në dhe Ardian Çelën në krye të këtij institucioni si historisë suksesi.
Çfarë u humb me ikjen e "Omnix Albania"? Dhe pse qeveria bëri Pilatin?(foto)
Bizsnesmenë të ndryshëm shqiptarë po ndërtojnë lloj - lloj gjërash në toka të grabitura , por një projekt serioz që u paraqit nga Omnix Albania, duket se u "zu me dru", si për ta bindur libanezin Fadi Matri për mikpritjen shqiptare. Nëse i hedh një sy projektit të propozuar prej tij, ai duket shumë serioz dhe me gjasë ky është edhe shkaku pse qeveria luajti Pilatin.
Grupi Omnix Albania tërhiqet nga Shqipëria. Si mund të vijnë investitorë në një vend ku rrihesh në mes të rrugës?
Sulmi ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri ka sjellë pasoja jo të vogla. Grupi Omnix Albania ka deklaruar tërheqjen nga të gjitha investimet në vendin tonë, duke hequr dorë edhe nga resorti 450 milionë dollarë që ishtë parashikuar për t’u realizuar në Gjirin e Lalëzit.
Vdekja e 35 vjeçares shtatzanë, çështje moskordinimi nga QSUT. Mjekët nxjerrin bllof ministrin e Shëndetit, Ilir Beqaj (Video)
Rasti tragjik i 25 vjeçares Aida Çajka, e cila gjeti vdekjen pasi u sorollat për 6 orë nga njëri spital i kryeqytetit në tjetrin është thjesht një çështje moskordinimi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Këtë pohoi n/drejtori i “Koço Gliozhenit”, Arjan Alikaj në emisionin “Opinion” duke sqaruar se për rastin në fjalë “nuk funksionoi koordinimi për të shkuar më afër disa gjërave që do kishin lidhje me maternitetin me kirurgjinë për të dhënë një zgjidhje më të shpejtë”.
Biznesi i guroreve në duart e LSI-së. Si po zhvatet Parku Kombëtar i Tomorit për interesat e Ilir Metës (Foto)
Konsiderohet një prej masakrave më të mëdha mjedisore në Shqipëri dhe paradoksi është se për këtë krim janë në dijeni të gjitha Agjencitë Shtetërore që duhet të bëjnë monitorimin e zonës dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar. Është fjala për aktivitetin e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit, i shpalluar katër vitë më parë si zonë e mbrojtur.
Ç'lloj mendje përgatit këto tekste për matematikën?
Ministrja e Arsimit, e famshmja Lindita Nikolla, vitin e kaluar u justifikua se problemi me tekstet është i trashëguar. Këtë vit duket se problemet janë të njëjta, e ndoshta ato kanë të bëjnë me botuesit e me tenderuesit. Por mbetet kurioze të shihet se çfarë do thotë ministrja...
Fotoja publikuar fillimisht nga droni.al.