Blloku Kulturë
Dossier: 1956, me ngjarjet e Hungarisë në SHBA u propozua shkëputja e Shqipërisë nga blloku sovjetik
Disa materiale të vitit 1956 rreth qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë për ngjarjet në Hungari, janë rishikuar me disa vlerësime kritike dhe janë publikuar nga Universiteti i Georgetoën. Materiali është 132 faqe dhe ai sjell në vëmendje raporte, deklarata, memo, gjithë pra atë shkëmbim mendimesh dhe pikëpamjesh për mënyrën sesi SHBA duhet të reagonte ndaj atij që njihet si Kryengritja Hungareze e vitit 1956.
Fundi i Islamit otoman - Turqia në rrugën drejt Lindjes së Mesme*
***
Urdhërat fetarë dhe politika turke nga Erbakan tek Erdogan
Struktura fetare e pushtetit turk
Gjatë dy dekadave të kaluara, Turqia është afirmuar në skenën globale. Ajo ka përjetuar një rritje ekonomike të shpejtë që e ka katapultuar në klubin ekskluziv G20 të ekonomive kryesore dhe nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan dhe Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim(AKP), Turqia ka përjetuar një stabilitet politik të paprecedentë. Në 15 vitet e fundit(17) ka krijuar një qeveri me një parti të vetme, një tipar i rëndësishëm nisur nga politika e zhurmshme e Turqisë.
Dyshime mbi autorësinë
Studiuesi, piktori dhe restauratori Mustafa Arapi hedh tezën se piktura “Motra Tone” e realizuar në vitin 1983 nuk është e Kol Idromenos. “Ka vite që unë kam dalë në këtë konluzion, më ka rënë në sy menjëherë që “Motra Tone” nuk ka lidhje fare me autorësinë e Kol Idromenos”-thotë studiuesi. Duke e krahasuar me dy veprat e tjera të Idromenos “Dasma Shkodrane” dhe “Dy rrugët” Arapi sheh pak ngjashmëri në teknikën e përdorur me portretin e “Motrës Tone”.
“I dashur Gomar…” Një libër mbi paragjykimet mbarënjerëzore ndaj një kafshe
“I dashur Gomar! Ose mbi denigrimin e lodhjes”. Ja titulli i një libri të ri me autor italianin Roberto Finzi, që sjell në vëmendje raportin mes njeriut dhe kafshës më pranë tij, gomarit. I sharë dhe gjykuar, simbol për çdo gjë, rrugëkalim metaforik për talljen, ndërkohë që pa të, njeriu nuk ka një periudhë. Qasja është me të vërtetë njerëzore, ose më saktë gomareske në kuptimin e atributeve reale të kësaj kafshe: përultësi, punë, modesti.
Muze përgjimesh në një botë të hipersurvejuar
Mund të kishte një muze të Luftës së Ftohtë, sikundër një Muze të Pavarësisë, apo të Mbretërisë. Kështu edhe Tirana do të niste t’u ngjante sadopak ëndrrave për ta bërë kryeqytet europian. Qeveria ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të improvizimit, duke rijetësuar siç e thotë edhe fjala e sotme, ndërtesa që dikur luanin funksione të caktuara për regjimin e Enver Hoxhës. Kështu me Bunk’Art 1, në objektin e tunelizuar të Shtabit të Përgjithshëm, kështu edhe me të ashtuquajturën Shtëpi e Gjetheve, apo godina ku dikur ishte instaluar njësia e përgjimeve e Sigurimit të Shtetit.
Mbi deformimin e fustanellës
Dikur Konica e cilësonte versionin grek të fustanellë si një deformim feminizues të origjinalit shqiptar. Sot Rilindja e fustanellës nga pushteti i Tiranës, po sharton shijet e veta, me ndonjë aspekt të cekët sard, me nevojën për ndryshim që përmbush premisat e vanitetit që sot qeveris me publicitet. Molikom Zeqo flet në studion e Report Tv edhe për projektet e Gjirokastrës dhe të Durrësit, të dyja marrëzi haluçinante, siç i quan ai.
Alien: The Covenant? Shumë zhgënjyes
Alien: The Covenant është shfaqur më në fund në kinema. Sugjerimi modest: Mos e merrni mundimin ta shihni! Të paktën jo në kinema.
Kumbaro: Veliera si Stadiumi "Qemal Stafa", do ndërtojmë duke ruajtur rrënojat e Durrësit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zbuloi çfarë pritet të ndodhë me projektin e Velierës në Durrës dhe rrënojat historike të gjetura në vendin ku është parashikuar të ndërtohet ky objekt. Më fakt qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë me stadiumin Qemal Stafa dhe fasadën e tij, duke ndërthurur ndërtimin e Velierës me ruajtjen e rrënojave nën të.
"Likes" dhe "Followers", uniforma e re e suksesit
Brigitte Polemis është një artiste multikulturore, e cili ka lindur në Damask të Sirisë. Vitet e para jetoi në atdheun e nënës së saj në Poloni, pastaj u zhvendos në shtëpinë e babait të saj në Liban dhe pas shpërthimit të luftës u zhvendos në Greqi.