Blloku Ekonomi
Shqipëria, humbësja e Samitit të Vjenës. Nga 24 projekte të përzgjedhura, përfitoi vetëm 1
Pala shqiptare përfitoi më pak nga të gjitha nga financimet e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Vjenës i mbajtur në gusht të këtij viti, i ka akorduar Shqipërisë financime për vetëm një projekt dhe kjo për shkak të propozimeve që bëri vendi ynë dhe aftësisë për të qenë tërheqës. Në një intervistë për “Monitor”, Geri Selenica, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Shqipëria nuk është veçse një humbëse e madhe rajonale.
Investimet publike në udhëkryq, realizohen vetëm 44% e tyre
Investimeve publike kanë mbetur në udhëkryq. Realizimi i tyre nuk është në nivelin e pritshëm për periudhën 8 mujore të këtij viti. “Tv Scan” raporton se sipas Drejtores së Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ilda Malile, për këtë vit investimet publike janë planifikuar në vlerën e 63.3 miliardë lekëvë, nga të cilat 35.2 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 28 miliardë lekë me financim të huaj. Ndërkohë realizimi për 8 mujorin është përkatësisht në masën 46 % dhe 43 %.
"Gazzetta del Mezzogiorno": Shqipëria vend pa sindikata, çfarë i japim në këmbim të ujit
Dy ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama bëri publike nga Pulja ambicjen e qeverisë shqiptare për të krijuar një shoqëri shumëkombëshe mes Shqipërisë e Italisë për shfrytëzimin e burimeve ujore të Shqipërisë nga rajoni i Puljas. Po çfarë do marrë në këmbim Shqqipëria? "Gazzetta del Mezzogiorno" i është referuar takimit mes Edi Ramës dhe guvernatorit të Puljas Michele Emiliano, duke zbardhur edhe detaje të bisedës dhe asaj çka do të përfitojë Shqipëria nga një projekt i tillë.
Rënie e punësimit në bujqësi - faktorët
Për bujqësinë thuhet shpesh se është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Me të drejtë, sepse është sektori që siguron jetesën e më shumë shqiptarëve nga çdo sektor tjetër në vend tek mbulon gjysmën e totalit të punësimit në Shqipëri. Por, shifrat e punësimit në këtë sektor duket kanë pësuar tkurrje në tremujorin e dytë të këtij viti.
Koncesionari i Rinasit heq dorë nga ekskluzviteti i fluturimeve
Qeveria shqiptare premton se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur në një intervistë për “A1Report” se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim. “Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare.
Studimi: Gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë informal
Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Një studimi i publikuar nga “Monitor” vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri. Raporti e “Sfidat e tregut të punës në Shqiperi, i publikuar në maj 2015, ka të dhënat nga viti 2011 deri në 2013 dhe 2014.
Ujësjellës Shqipëri-Itali. Përsëritet ideja e Berlusconit
Pas Berlusconit dikur, tani është Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ai që propozon një ujësjellës mes Shqipërisë e Italisë. Më konkretisht rajonit jugor, Pulias. Ideja është hedhur sot në Bari ku Rama është takuar me kreun e rajonit Michele Emiliano. Projekti i parë, ai i Berlusconit mendonte të shfrytëzonte burimet e Sarandës, përfshirë Syrin e Kaltër, por asgjë nuk eci siç u tha.
Haxhinasto nis “luftën” me autobusët. S'ka më tolerim me biletat, do rritet cilësia
Aksioni kundër informalitetit e ka motivuar qeverinë ta luftojë atë në çdo sektor. Ka qenë radha e ministrit Haxhinasto të zbresë në terren për të lajmëmuar kontrollin e dhënies së biletave në transportin publik, i bindur se kjo do të rrisë cilësinë e shërbimit.
Gjoba për faturat tatimore të pasakta. Dukuria: Radhë e madhe edhe për blloqe faturash
Tani ndëshkohesh me gjobë edhe kur lëshon faturë tatimore të pasaktë. “Tatimpaguesi, që lëshon faturë tatimore të pasaktë e që rezulton me ulje të detyrimit apo rritje të shumës për t’u rimbursuar, dënohet me gjobë të barabartë me 50 për qind të shumës së efektit në ulje të detyrimit tatimor, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave të llogaritura në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, bëjnë me dije burimet zyrtare në tatime, referuara ligjit për procedurat tatimore.
Bankers s’pranon të paguajë taksa, se ka dalë me humbje. Sa firma të mëdha kemi të tilla? Kush i ka kontrolluar?
Në momentin që kuponi tatimor është bërë kali i ri i betejës fiskale të qeverisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN dhe kompania kanadeze që shfrytëzon naftën e Patos Marinzës, “Bankers Petroleum” do t’i drejtohen një kompanie ndërkombëtare auditimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet financiare që kanë mes tyre. Një shpenzim i deklaruar në vitin 2011 prej 303 milionë dollarë, të cilin “Bankers” pretendon se e ka kryer, por që AKBN thotë se është i pajustifikuar, është baza e mosmarrëveshjes.