Blloku Ekonomi

Inaugurohet ujësjellësi në Sarandë. Inshallah vjen edhe uji!

Postuar në 07 Prill, 2017 12:33

E pabesueshmja është lajm zyrtar. Edhe pse do të duhet të happen rubinetat për ta vërtetuar. Në Sarandë është inauguruar ujësjellësi i ri që dekalrohet se zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë qytet. I cili u lind, u zgjerua dhe u shkatërrua vetëm me një aspekt konsensual dhe jodiskriminues për të gjithë banorët: mungesa e ujit.

Rruga e Arbrit/Refuzuam ofertën kineze se ishte shumë e shtrenjtë

Postuar në 07 Prill, 2017 09:14

Në intervistën e djeshme në News24 për Ylli Rakipin, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe psenë e ndryshimit të subjektit ndërtues të Rrugës së Arbrit. Gjatë debatit me gazetarin, Rama tha ndër të tjera se “Ne me Kinën kemi negociuar për Rrugën e Arbrit dhe e kemi refuzuar se ishte shumë e shtrenjtë oferta”. Për negociimin me kinezët, u miratua edhe një ligj për procedurë të veçantë, ndërkohë që për publikun nuk u zbardh asnjëherë se cilat ishin termat e ofertës kineze. Më pas qeveria ia kaloi ndërtimin e rrugës një kompanie shqiptare.

Ervin Koçi zgjidhet drejtor i AMF-së

Postuar në 06 Prill, 2017 15:06

Ish-deputeti socialist, Ervin Koçi, është votuar nga Parlamenti në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pas shkarkimit të Enkeleda Shehit. Parlamentoi votoi me 71 vota, 2 kundër dhe 3 abstenime. AMF monitoron të gjithë tregun financiar jo bankar në vend, që nga sigurimet, pensionet private deri tek fondet e investimeve. Nën drejtimin e Shehit, AMF-ja u ekspozua keq në raport me zhvillimet në tregun e sigurimeve të automjeteve.

Kina dërgon zv/kryeministrin në Shqipëri

Postuar në 06 Prill, 2017 10:59

Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e një turneu në Europën Lindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Chunying, noftoi se me ftesën e qeverisë së Rusisë, Estonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe  Kazakistanit, zv./kryeministri Zhang Gaoli do t'i vizitojë këto pesë vende nga data 11 deri më 19 prill.

Sazani hapet për turistët nga maji deri në tetor

Postuar në 05 Prill, 2017 20:57

Ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, do të jetë i hapur gjatë verës edhe për turistët vendas dhe të huaj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në këtë ishull dikur një pikë e rëndësishme e strategjike e mbrojtjes së Shqipërisë.

BB: 300 mijë vende pune u hapën në 6 vjet në 6 vende të Ballkanit

Postuar në 04 Prill, 2017 18:52

Në 6 vitet e fundit të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë, kanë krijuar 300 mijë vende të reja pune. Në një raport të Bankës Botërore rezulton se Shqipëria ka rritur me 3% punësimin, ku nga 50% që ishtë kjo shkallë në 2013- ën, në fund të 2015-ës shkoi në 53%. 
Megjithatë, Banka thotë se një pjesë e mirë e numrit të të punësuarve kanë ardhur si rezultat i futjes në skemën e sigurimeve shoqërore, edhe pse nënvizon se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë një shkallë të lartë informaliteti në këtë drejtim. 

300 mln euro u transferuan nga Greqia në Shqipëri

Postuar në 02 Prill, 2017 21:08

Kriza greke ka sjellë një pjesë të mirë të parave të emigrantëve në Shqipëri. Muaji shkurt shënoi një tjetër rekord historik për nivelin e kursimeve në monedhën euro. Vetëm në harkun kohor të një viti, llogaritë në këtë valutë u rritën me 300 milion euro, raporton Tv Klan. Ekspertët e sistemit bankar, sqarojnë se kjo dukuri lidhet ngushtë me situatën që po ndodh në shtetin fqinj. Në 2016-ën remitancat shënuan rritjen më të lartë në 4 vitet e fundit, duke sjellë 650 milion euro të ardhura nga emigrantët në Shqipëri.

Ish-drejtori i CEZ dhe vartësi vodhën shtetin shqiptar

Postuar në 30 Mars, 2017 17:34

Ish-drejtori i CEZ Josef Hajcek dhe vartësi i tij, Jan Ivan janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim me pasoja të rënda në çështjen ku është i përfshirë edhe Kastriot Ismailaj. Prokuroria thotë se dy shtetasit çekë, të cilëve iu është njoftuar akuza përmes letërporosisë  kanë përdorur të dhëna fiktive dhe kanë vjedhur nga CEZ shumën prej 649 milionë lekësh. Kjo vlerë i është paguar shoqërisë DIA, dega Shqipëri, për shërbime që nuk janë kryer.

Shtohet me 330 mln euro borxhi tatimor i biznesit ndaj shtetit

Postuar në 28 Mars, 2017 13:59

Vetëm gjatë vitit 2016 u shtuan 330 milionë euro borxh tatimor të kompanive, bizneseve apo individëve ndaj shtetit, që përbëjnë rreth 31% të stokut total. Vërehet qartësisht se borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. 

Biznesit i falen 91 miliardë lekë detyrime

Postuar në 27 Mars, 2017 15:06

Komisioni i Ekonomisë miratoi projekligjin për faljen e borxheve të biznesit. Projektligji u prezantua në Komision nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se ky projekligj do të lehtësojë biznesin. Nga ky ligj biznesit i falen afro 91 miliardë lekë, detyrime të prapambetura.

"TemaTv"

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi