Shtohet me 330 mln euro borxhi tatimor i biznesit ndaj shtetit

Postuar në 28 Mars, 2017 13:59

Vetëm gjatë vitit 2016 u shtuan 330 milionë euro borxh tatimor të kompanive, bizneseve apo individëve ndaj shtetit, që përbëjnë rreth 31% të stokut total. Vërehet qartësisht se borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. 
Bizneseve u është dashur të operojnë në një ambient të vështirë ku ka dominuar rritja e taksave, rënia e kërkesës dhe mungesa e kredisë bankare. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, borxhi ndaj institucionit arriti në fund të vitit 2016 në më shumë se 147 miliardë lekë (1.07 miliardë euro). Kjo shumë zotërohet nga mbi 780 mijë biznese dhe individë në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare stoku i borxhit, deri në fund të 2016 përbëhet kryesisht nga detyrimet tatimore të lindura nga 2-5 vite me një peshë prej 34% të totalit të borxhit. Mundësi potencialisht më e madhe për t’u arkëtuar nga ana e drejtorive rajonale, është vlera e borxhit me moshë deri në 2 vjet, e cila përbën 41% të stokut të borxhit, referojnë tatimet. 
Në ndarjen e borxhit sipas llojit të tatimit, TVSH-ja zë peshën më të madhe të totalit të stokut të borxhit, ndjekur nga zëri Të Tjera me 29%, dhe më pas nga Tatim Fitimi, Sigurime Shoqërore Shëndetësore dhe TAP. Gjatë vitit 2016 Drejtorisë së Mbledhjes me Forcë i është ofruar Asistencë Teknike nga FMN pranë DPT-së, e fokusuar në aspektin organizativ menaxherial. Drejtoria e Mbledhjes me Forcë në vijim të rekomandimeve të Misionit të FMN-së ka hartuar një Plan Veprimi në fund të vitit 2016 se do të grumbullohen këto detyrime.

sot.com.al

https://sot.com.al/politike/të-dhënat-e-borxhit-tatimor-vetëm-në-2016-u-shtuan-330-milionë-euro-31-e-stokut-total

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.