Blloku Bota

Sulm në Moskë, 40 të vrarë dhe 100 të plagosur

Postuar në 22 Mars, 2024 21:52

Në Moskë është kthyer frika e sulmeve terroriste çeçene të viteve 1990, kur një grup personash të armatosur, të veshur me kamuflazh, hynë në një sallë koncertesh në veriperëndim të kryeqytetit, duke hapur zjarr mbi spektatorët.

Përfaqësues i dobësisë dhe paqartësisë amerikane

Postuar në 22 Mars, 2024 19:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mundur të kalojnë dot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Dy vende anëtare të përhershme të Këshillit, Rusia dhe Kina, kanë vënë veton. Rusia ka arsyetuar përmes zëvendëspërfaqësuesit të Përhershëm në OKB, Dmitry Poliansky, se Rezoluta do të duhet të përmbante thirrjen për armëpushim, më tepër sesa të vinte në dukje nevojën për të. Nga ana tjetër Rusia ka bërë thirrje të votohet kundër rezolutës pasi një tjetër draft është depozituar nga vende të tjera.

Rusia njeh gjendjen e Luftës me Ukrainën

Postuar në 22 Mars, 2024 13:41

Kremlini ka zyrtarizuar termin “luftë” për sa i përket ndërhyrjes së tij ushtarake në Ukrainë. Mediat citojnë Zëdhënësin Dmitry Peskov, sipas të cilit përfshirja e Perëndimit Kolektiv në anën e Kievit, e ripërkufizon në terma faktikë llojin e konfrontimit.

De jure është një operacion ushtarak special, por de facto është kthyer në një luftë

është shprehur Pesktov.

Puigdemont e provon përsëri

Postuar në 22 Mars, 2024 12:57

Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, njoftoi se do të kandidojë për kreun e partisë së tij separatiste, "Së bashku për Katalonjën" (JxCat), në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 12 maj.

Puigdemont është aktualisht anëtar i Parlamentit Evropian dhe ky vendim do të thotë se ai nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane të qershorit.

Rusia: Brenda dy vitesh kemi gati vaksinën e kancerit

Postuar në 21 Mars, 2024 17:59

Rusia pret të ketë vaksinën e parë onkologjike brenda dy viteve të ardhshme. Një zyrtar i lartë i Agjencisë Federale Mjekësore-Biologjike (FMBA) tha se me financimin dhe mbështetjen e duhur nga ligjvënësit, studiuesit rusë do ta kenë gati këtë vaksinë për përdorim masiv.

"Nëse ofrohet mbështetje financiare, unë mendoj se në dy ose tre vjet organizatat ekzistuese do të jenë në gjendje të vënë në praktikë vaksinat onkologjike," tha Vasily Lazarev, zëvendësdrejtor i Qendrës Federale Shkencore dhe Klinike Lopukhin për Mjekësinë Fizike dhe Kimike.

Drejt një bote demografikisht të ndarë

Postuar në 21 Mars, 2024 13:25

Një kolaps global i fertilitetit dhe një botë "demografikisht e ndarë" midis vendeve më të pasura, ku numri i lindjeve do të reduktohet në mënyrë drastike dhe vendeve me të ardhura të ulëta në të cilat numri i lindjeve do të dyfishohet, aq sa një fëmijë në dy do të lindë në Afrikën Sub-Sahariane: ky është skenari që parashikohet për vitin 2100, sipas të dhënave të publikuara në revistën "The Lancet'.

Sipas studimit, shkalla e fertilitetit është përgjysmuar gjatë 70 viteve të fundit, duke shkuar nga rreth 5 fëmijë për grua, në 1950 në 2.2 në 2021.

Një sulm që mund të vijë nga Hëna

Postuar në 20 Mars, 2024 21:45

Ndërsa gara hapësinore hënore sa vjen e nxehet, Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të shqetësuara se një sulm i mundshëm mund të vijë nga Hëna.

Lufta larg syve të botës

Postuar në 20 Mars, 2024 17:49

Janë dy luftërat për të cilat raportohet përditë në media. Është rasti i Ukrainës, sepse shumë gazetarë të huaj ndodhen atje ose sepse balancat evropiane dhe globale janë në rrezik (këtu përfshihet edhe lufta në Gaza).

Por ka edhe luftëra që zhvillohen larg vëmendjes së medias, në një vend të harruar. Ky është rasti i Sudanit. Aty ku nuk ka gazetarë për të dëshmuar çfarë po ndodh.

Lufta civile sudaneze, e cila shpërtheu në mes të prillit të vitit të kaluar, ka shkaktuar të paktën 20 mijë të vdekur, më shumë se 100 mijë të plagosur dhe më shumë refugjatë se në Ukrainë.

NATO zgjeron bazën ushtarake në Rumani

Postuar në 20 Mars, 2024 12:05

NATO po zgjeron bazën e saj ushtarake në Konstancë, port strategjik në Detin e Zi, brenda kufijve të Rumanisë. Mediat rumune shkruajnë se puna tashmë ka nisur në bazën ajrore “Mihail Kogalniceanu”, ku kompleksi i ri ushtarak do të mbulojë një sipërfaqe prej 2800 hektarësh. Rreth dhjetë mijë ushtarë të NATO-s dhe familjet e tyre do të mund të jetojnë atje përgjithmonë.

Naryshkin: 2000 trupa franceze dislokohen së shpejti në Ukrainë. Objektiv legjitim i forcave ruse

Postuar në 19 Mars, 2024 16:05

Kreu i shërbimeve ruse të zbulimit, Sergey Naryshkin, është shprehur se Franca po përgatit një kontigjent prej 2000 trupash për t’i dërguar në Ukrainë.

Lidershipi aktual i Francës nuk do të dijë për vdekjet e francezëve të zakonshëm apo për shqetësimet e gjeneralëve. Sipas informacioneve që i vijnë shërbimit tonë, një kontigjent do të dislokohet në Ukrainë dhe aktualisht po përgatitet. Fillimisht ai do të përfshijë 2000 trupa

citon agjencia “Tass” Naryshkin.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota