Blloku Bota
BE-ja, si Jugosllavia përpara kolapsit
Bashkimi Europian është në një krizë të vërtetë ekzistenciale, qoftë për shkak të krizës ekonomike, qoftë edhe për shkak të konsumimit të idesë së unionit. Një gazetë e përditshme sllovene, “Finance” e krahason situatën e tanishme me atë të Jugosllavisë në prag të kolapsit.
Trump bën transparencë: Kam qenë nga të paktët meshkuj në kopertinën e Playboy. E kuptoni vetë...
Iran-SHBA drejt përballjes në Gjykatën e Hagës
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Teherani do të padisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Hagës për kthimin e disa aseteve të ngurtësuara nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik. Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Kerman, Rouhani, bëri të ditur se Irani nuk do të heqë dorë nga pasuria e tij, duke e cilësuar aktin e fundit të SHBA si grabitje në mes të ditës. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë, asete iraniane, t’i kalojnë familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut.
Armiqësia i mbetet historisë. SHBA-Vietnam, flitet për partneritet strategjik
Armiqtë bëhen miq, madje edhe strategjikë. Kjo po ndodh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vietnamit, i cili ka shkaktuar ndoshta plagën më të madhe në kujtesën amerikane. NJë raport ekskluziv i revistës “Foreign Policy” bën me dije, se Shtëpia e Bardhë po hedh hapa drejt heqjes së embargos së armëve ndaj Hanoit, gjithnjë me shqetësimin që po krijon Kina në rajon, si premisë.
Mbreti saudit, 80 milionë dollarë për Netanyahun në fushatë elektorale
Nuk kan ë të sosur lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme që kanë për protagonist kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu. Kreu i Partisë Punëtore Isaac Herzog ka cituar disa dokumente të fondi “Letrat Panameze”, sipas të cilave rezulton se Netanyahu është financuar me 80 milionë dollarë në fushatë elektorale nga mbreti i Arabisë Saudite, Salman Abdulaziz Al Saud.
Garë armatimi edhe në fushën bërthamore. Rusia deklaron se ka në dispozicion një raketë që thyen të gjitha sistemet mbrojtëse
Rusia pretendon se është duket përfunduar një model rakete balistike ndërkontinentale, e cila bën të pavlefshëm të gjithë sistemet aktualë mbrojtës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër promotoret e vendosjes së sisteme e mbrojtëse, në Europën Lindore apo në Kore,mnjëherë si masë kundër Iranit, kurse tani kundër regjimit në Phenian. Por përherë këto iniciativa janë parë si masa kufizuese ndaj potencialit të Rusisë.
Krenaria nukleare e Kim Jong-un
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi sot se vendi i tij do t’i përdorte armët bërthamore që kishte në dispozicion vetëm në rast vetëmbrojtjeje. ”Kim premtoi edhe se do të përpiqej të përmirësonte dhe normalizonte marrëdhëniet me vendet armike, përgjithësisht të nënkuptuara si SHBA dhe Koreja e Jugut”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, YONHAP.
Ndarjet ideologjike mes të së majtës dhe të djathtës janë duke u shembur
Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA janë të jashtëzakonshme. Kush mund ta kishte parashikuar ngritjen mahnitëse të Donald Tramp, dhe provokimet e llogaritura e mendjemprehta të Bërni Sandersit? Por Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend, ku politika e demokracisë liberale është duke marrë një kthesë të papritur. Mjafton të lexoni shkrimin e fundit të Pier Briançon në “Politico Europe”, mbi rënien më të fundit të partive tradicionale evropiane të krahut të majtë. Ai bën një arsyetim bindës, se ato kanë kapur fundin.
Dorëhiqet nga BBC-ja për shkak të raportimit të njëanshëm të luftës në Siri
Disa media ndërkombëtare po i bëjnë jehonë dorëheqjes së një gazetareje me origjinë siriane që drejtonte një emision në BBC. Sipas gazetares Dima Izzedin, largimi nga puna në këtë televizion të njohur vjen për arsye të raportimit jo të drejtë mbi ngjarjet në Siri, që sipas saj kanë pasqyruar paragjykime. “Standarded e adoptuara nga ky institucion i madh supozohet të jenë më të lartat, që e bëjnë atë të parënnmes mediave, por ky nuk është rasti.
Londra në duart e një myslimani pakistanez
Kryeqyteti britanik ndërroi kurs pas tetë vitesh. Kandidati me origjinë pakistaneze, laburisti liberal, Sadiq Khan, e la dukshëm pas konservatorin, Zac Goldsmith. Sipas përllogaritjeve, Khan merr 56,8 % të votave, ndërsa rivali Goldsmith vetëm rreth 43% të tyre. Rezutati përfundimtar u publikua të premten në mbrëmje. Gjatë fushatës zgjedhore, Khan nuk e fshehu origjinën e tij e besimin e tij, por theksoi se besimi eshtë vetëm një element përbërës i tij.