Blloku Bota

E vërteta nuk mohohet, Kosova është shtet u pëlqen apo jo autistëve serbë

Postuar në 22 Maj, 2016 11:20

“Kosova është e pavarur dhe këtë duhet pranuar”, është deklarata e liderit të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç, i cili ka hapur sërish debate në Serbi. Kjo deklaratë merr një rëndësi të veçantë pasi partia e Drashkoviçit është futur në Parlament në zgjedhjet e fundit, në koalicion me partinë në pushtet të kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Imami kërkon të mos ndalohen martesat e myslimanëve me vajzat minorene: “Janë pjesë e një kulture që duhet respektuar”

Postuar në 21 Maj, 2016 22:10

Rasti i ndalimit të një numri të madh martesash mes burrave dhe vajzave nën 14 vjeç është shkak  për shpërthimin e një skandali në Danimarkë. Ministrja e Emigracionit, Inger Støjberg shprehu vendosmërinë e saj për të mbrojtur vajzat minorene, duke thënë se çiftet myslimane të këtij lloji në Danimarkë do të ndahen deri në mbushjen e moshës nga vajzat.

"Është krejtësisht e papranueshme që vajza të mitura, të cilat janë të martuara të jenë pjesë e sistemit të azilit në Danimarkë. Kam kërkuar nga  Shërbimi i Emigracionit Danez t’i japë fund këtij fenomeni", tha Støjberg.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep fund përballjes ligjore për pronësinë e tokave nga Manastiri i Deçanit

Postuar në 21 Maj, 2016 18:20

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund debatit 16 vjeçar mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit. Në një vendim të publikuar në faqen e saj online, gjykata konstaton papajtueshmërinë me Kushtetutën të vendimeve të “Kolegjit të Ankesave të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosoves për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

Tensione në Izrael, ish-kryeministri Barak: “Kjo qeveri duhet rrëzuar, përpara se të na shkatërrojë të gjithëve”

Postuar në 21 Maj, 2016 15:13

Beniamin Netanyahu është tanimë nën akuzë publike për radikalizim të strukturave shtetërore dhe promovim të tensioneve sociale. Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon dha dorëheqjen, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Ehud Baraka, deklaroi se vendi është infektuar me farën e fashizmit. Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” referon një intervistë të Barak për Channel 10, ku ish-kryeministri shkruan se “ajo që ka ndodhur është kapja armiqësore e qeverisë së Izraelit nga elementë të rrezikshëm, Dhe ky është vetëm fillimi”.

BE-ja miraton klauzolën e pezullimit të shpejtë të lëvizjes pa viza

Postuar në 21 Maj, 2016 13:30

Bashkimi Europian ka miratuar një “pezullim emergjent” të lëvizjes pa viza brenda hapësirës Shengen. Kjo vlen për disa vende dhe lidhet me procesin e negociatave të Turqisë për përfitimin e lëvizjes pa viza. Vendimi u mor nga ministrtrat e BE-së dhe siç raporton “Euronews” kjo “klauzolë shpëtuese” shërben për të qetësuar disa vende të BE-së për vendimin e afërt të lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës, Ukrainës, Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Donika Gërvalla nxirret jashtë me dhunë nga mbledhja e LDK-së

Postuar në 20 Maj, 2016 19:12

Dorëhiqet ministri izraelit i Mbrojtjes: “Elementë ekstremistë kanë marrë kontrollin në vend”

Postuar në 20 Maj, 2016 18:19

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Ya'alon, ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se vendi ka rënë në dorë të ekstremistëve. I njohur si një bashkëpunëtor i afërt me kryeministrin Beniamin Netanyahu, Ya’alon, është tërhequr edhe nga parlamenti, për arsye se kohët e fundit ka patur divergjenca të forta. “Sot në mëngjes i raportova kryeministrit se dorëhiqem nga qeveria dhe nga Knesset dhe shkëputem për një farë kohe nga jeta politike”, deklaroi ai nga selia e ministrisë që ka drejtuar deri më tani.

Iraku kërkon nga Jordania ekstradimin e Raghad Hussein, vajza e Saddam Hussein

Postuar në 20 Maj, 2016 16:59

Raghad Hussein, vajza më e madhe e ish-diktatorit iraken, Saddam Hussein, jeton në Amman si mikeshë e shtëpisë mbretërore që nga viti 2003, kur e detyrua të lërë vendin. Por qeveria aktuale në Bagdad kërkon ekstradimin dhe për këtë ministri i Jashtëm, Ibrahim al-Jaafar ka depozituar një kërkesë. Bagdadi kërkon vajzën e Saddamit për ta gjykuar si financuese të lëvizjeve terroriste dhe grupeve që lugtojnë për përmbysjen e qeverisë aktuale. Ajo ka dalë hapur në mbështetje të ISIS dhe ka edhe një urdhër arresti nga Interpol.

Fantazmat e Beogradit - kur shteti vë maskë dhe vepron natën

Postuar në 19 Maj, 2016 14:55

Një rast i ngjashëm me dy pika uji me zakonet e qeverisë aktuale në Shqipëri që po mbyllet në baltën e paligjshmërisë kombinuar me tipare gangsterizmi(shën. RP).

***

Ish-numri dy i NATO-s në Europë: Perëndimi rrezikon luftë të përgjithshme me Rusinë

Postuar në 18 Maj, 2016 20:14

Zërat se një luftë mes Perëndimit dhe Rusisë në të ardhmen e afërt, është e mundshme sa vijnë e shtohen. Prej disa ditësh, mediat pranë Kemlinit, i mëshojnë idesë se mburoja raketore e instaluar në Rumani përbën një kërcënim direkt për Rusinë, e për sigurinë ndërkombëtare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota