Blloku Bota

Rihetim email-eve të Hillary Clinton

Postuar në 28 Tetor, 2016 20:52

Kreu i FBI-së, James Comey ka deklaruar të premten se po rishikohen email-et e lidhura me Hillary Clinton gjatë kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti. Një gjë e tillë konfirmohet në një letër që drejtori i FBI-së i ka dërguar tetë kongresmenëve dhe përbën një zhvillim të ri 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Pasi Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuza ndaj Clinton. por Comey thotë në letër se nga zhvillimet e mëpasshme, e detyruan që të rishikojë dhe një herë çështjen.

Lituani/Stërvitje, rekrutime dhe manuale për kushtet e një pushtimi rus

Postuar në 28 Tetor, 2016 18:17

Qeveria lituaneze ka urdhëruar stërvitje ushtrarake dhe rekrutim trupash. Po kështu një manual për qytetarët në rast se vendi pushtohet. Gjithçka lidhet me Rusinë dhe qëllimet e saj siç lexohen nga Perëndimi dhe fqinjët. Në raport me këto zhvillime, presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar nga Valdai Club se "Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë ndonjë vend tjetër".

Milionerët Clinton/Para, politikë dhe bamirësi. Fondacioni i familjes, një burim të ardhurash kolosale dhe mbulim për marketingun politik

Postuar në 28 Tetor, 2016 16:57

Një tjetër panoramë zbulohet nga WikiLeaks rreth aktiviteteve të familjes Clinton. Ndërkohë që zgjedhjet në SHBA po kultivohen si një garë mes një miliarderi të papërgjegjshëm si Donald Trump dhe një zyrtareje që vjen nga një familje që i “ka dhënë Amerikës”, të dhënat flasin disi më ndryshe. E-mailet zbulojnë se në vitin 2014 të ardhurat e Fondacionit Clinton ishin 337 99 000 dollarë, prej të cilëve vetëm 64% u shpenzuan për bamirësi. Pjesa tjetër shkuan për paga, llogari dhe shpërblime.

Akuzë për krime lufte ndaj Fatmir Limajt

Postuar në 28 Tetor, 2016 15:03

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë kundër deputetit, Fatmir Limaj, për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se "rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, në Kosovën qendrore, të cilët me datën dy nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari", po të kësaj komune.

Kërcënimi rus, Perëndimi përgjigjet me forcën më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:22

Me njësinë ushtarake më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në Evropën Lindore që prej Luftës së Ftohtë, një forcë e blinduar, që përfshin 800 trupa britanike do të vendosen në Estoni vitin e ardhshëm, për t’u përballur me agresionin që kërcënon Rusia.

Lëvizjet janë të përcaktuara dhe menduara që të ndalojnë Moskën të shtrijë tentakulat e saj në Evropën Lindore siç ajo ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën, shkruajnë mediat britanike.

Pas Afrikës së Jugut, edhe Gambia tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve: Gjykatë e të bardhëve për persekutimin e njerëzve me ngjyrë

Postuar në 26 Tetor, 2016 20:21

Një tjetër goditje për rendin ndërkombëtar vjen nga Afrika. Pak ditë pasi Afrika e Jugut ui tërhoq nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, edhe Gambia, një vend i vogël turistik, i preferuar nga europianët, ka bërë të njëjtën gjë. Vendimi erdhi pas heshtjes që pasoi kërkesën e presidentit të vendit, Yahya Jammeh, për hetimin e vdekjeve në Mesdhe.

Trump: Plani Clinton për Sirinë çon drejt një Lufte të Tretë Botërore

Postuar në 26 Tetor, 2016 11:20

Kandidati republikan për Shtëpinë e Barshë Donald Trump deklaroi për Reuters se plani i Clinton për Sirinë mund t'i çojë Shtetet e Bashkuara drejt një Lufte tëTretë Botërore. Kjo për shkak të një përplasje të mundshme ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë, e cila sipas Trump është vend që ka armë bërthamore.

Jep dorëheqjen Gjukanoviç, nominohet për kryeministër ish-kreu i Shërbimit Sekret në Malin e Zi

Postuar në 26 Tetor, 2016 10:13

Milo Gjukanoviç nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës dëgjimore me Gjukanoviç, lajmëroi se do të nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit. Arsyet e kësaj tërheqje mbeten ende të paqarta. Gjukanoviç ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kush është Dushko Markoviç?

Zaev hap listat e opozitës maqedonase për kandidatë nga popullsia shqiptare

Postuar në 25 Tetor, 2016 17:51

Faktori politik shqiptar në Maqedoni shkon sërish i përçarë në zgjedhjet zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me dy partitë tradicionale BDI-në e Ali Ahmetit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit  të kenë humbur kredibilitetin në popullsinë shqiptare që vijon të vuajë mungesën e kohezionit të udhëheqësve të saj sidomos për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e saj.

Sondazhi CNN: 5 pikë epërsi e Clinton-it ndaj Trump-it

Postuar në 25 Tetor, 2016 12:00

Nga sondazhi i fundit i CNN-it, rezulton se Hillary Clinton ka përkrahjen e 49% të atyre votuesve amerikanë që, me shumë gjasa, do të marrin pjesë në votimin e 8 nëntorit, krahasuar me 44% për Donald Trump.

Trump-i udhëheq ndër votuesit meshkuj me 3 pikë, por Clinton-i udhëheq ndër votueset femra me 12 pikë.

Rreth 14% e të anketuarve që kanë deklaruar se do të marrin pjesë në votim janë shprehur se, deri në ditën e zgjedhjeve, mund ta ndryshojnë mendjen se për kë do të votojnë.

E.Z. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota