Blloku Bota
Greqi, liderët e Agimit të Artë drejt lirimit nga akuzat penale
Liderët e partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, Agimi i Artë, mund të çlirohen nga akuzat penale për të cilat hetohen aktualisht.
Akuza kryesore se Nikos Michaloliakos dhe drejtues të tjerë janë në krye të një organizate kriminale pritet të bjerë pasi sipas organit të akuzës asgjë e tillë nuk provohet.
SHBA përherë e më e ngjashme me Shqipërinë. Me dy politika të jashtme
Amerika po i ngjan përherë e më shumë Shqipërisë. Nëse në vendin tonë ka për çdo dy përfaqësi, p.sh dy politika të jashtme, një e presidentit dhe një e kryeminsitrit, kështu po ndodh edhe në SHBA. Së fundmi raportohet se Kongresi ka miratuar një paketë ndihme financiare prej 150 milionë dollarësh për palestinezët, 75 milion dollarë për forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez dhe 75 milionë të tjera për mbështetjen e programeve humanitare dhe civile.
Berlin, dhunohet varri sekret i Reinhard Heydrich
Media të ndryshme raportojnë se varri sekret i Reinhard Heydrich në Berlin është gërmuar gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë e enjte, por policia e dekalroi këtë fakt vetëm këtë të hënë. Nga varri nuk është marrë asgjë, por në media po spekullohet se personi apo personat që kanë gërmuar, kanë patur informacion për atë që prehet aty. Varri u la pa emër pas Luftës së Dytë Botërore për arsye që ai të mos kthehej në një lloj vendi pelegrinazhi nga neonazistë, as edhe pikë referimi.
Drejtësia e pareformuar pakistaneze dënon me vdekje ish-presidentin Musharaf
Ish-kreu i Pakistanit, Pervez Musharaf, që erdhi në pushtet në vitin 1999 përmes grushtit të shtetit, është dënuar nga një gjykatë e vendit me vdekje. Gjykata ka konstatuar se Musharaf ka shkelur nenin 6 të Kushtetutës, kosntatim që siç thuhet ka ardhur duke shqyrtuar dëshmitë, argumentet dhe faktet. Vetëm një prej gjqytarëve ka votuar kundër dënimit me vdekje nga tre anëtarë që ka trupi gjykues.
SHBA njeh genocidin armen. Erdogan: Ka një genocid real, ai ndaj indianëve të Amerikës
Miratimi nga Senati amerikan i një rezolute përmes së cilës SHBA njeh genocidin armen, ka provokuar tensione të reja, të përsëritura me Turqinë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan citohet nga mediat turke të jetë shprehur se kjo lëvizje e Ëashingtonit do të ketë kundërpërgjigje. Një ndër masat që Erdogan ka paralajëmruar është mbyllja e bazës bërthamore të Incirlikut dhe të Kureçikut që është bazë radarësh.
Banka Botërore ristrukturon ndihmën për Shqipërinë: 100 mln $ mund të lëvrohen për pasojat e tërmetit
Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se institucioni në fjalë është gati të lëvrojë 100 milionë dollarë që do të përdoren sipas prioriteteve të qeverisë shqiptare.
Duke folur për Zërin e Amerikës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Pagano ka nënvizuar pasojat e tij.
Po lobohet për hekurudhën Budapest-Pire
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Beogradi është shumë i interesuar dhe po lobon për ndërtimin e hekurudhës Budapest-Pire që kalon përmes Beogradit, Shkupit dhe Selanikut në vijën e dikurshme strategjike të komunikimit të Europës Qendrore me Turqinë dhe Lindjen e Afërme. Vuçiç ka sqaruar se Serbia ka zhvilluar bisedime për këtë temë me palën kineze dhe zyrtarët europianë, ndërkohë që ka shtuar se ka patur presione për shkak të marrëdhënieve që Beogradi ka me Kinën dhe Rusinë.
Asnjë gazsjellës pa miratimin e Turqisë!
Lëvizja diplomatike e Turqisë në firmosjen e një memorandumi me Libinë, ka provokuar shqetësime në Europë. Përveç Greqisë që është vend që preket drejtpërdrejt nga marrëveshjet detare në Egje, Egjipti, Qipro, por edhe BE dhe SHBA kanë kërkuar nga Ankaraja që të heqë dorë nga ambicie të tilla. Në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Erdogan ka mësuar të notojë në koniunkturën e ngatërruar të Perëndimit që po e shfrytëzon pa asnjë lodhje.
Një "gazetar" në zgjedhjet presidenciale të Polonisë
Një gazetar do të garojë për president në Poloni. Mediat e këtij vendi raportojnë se Szymon Hołownia, gazetar i njohur dhe me pronësinë e një televizioni privat ka bërë të ditur se synon drejtimin e shtetit përmes garimit në zgjedhjet që mbahen vitin që vjen. Ai zbuloi ambiciet politike në një takim të mbajtur në Gdansk ku ka deklaruar se sistemi politik i Polonisë me dy siç i quajti ai “fise luftarake” ka mbërritur në fundin e vet.
34 vjeçarja Sanna Marin zgjidhet kryeministre e Finlandës
Finlanda ka vendosur së fundmi një lloj rekordi statistikor. Ministrja e Transporteve, Sanna Marin është zgjedhur kryeministre e vendit dhe është vetëm 34 vjeç.
Paraardhësi i saj, Antti Rinne dha dorëheqjen në datën 3 dhjetor për shkak se pesë aleatët e tij i hoqën besimin.
Marin është aktualisht drejtuesja më e re në botë krahas kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern 39 vjeç dhe kreut koreanoverior, Kim Jon-un që thuhet se është 35 vjeç. Sfida e moshës për Marin vjen nga austriaku Sebastian Kurz që mund të bëhet sërish kryeministër në fund të dhjetorit.