Blloku Billboard
Shiritat Veliaj-Rama, a janë premisë për të orientuar votën?
Edi Rama ka marrë pjesë në dy inaugurime këtë fushatë elektorale, atë për sheshin Skëndërbej dhe segmentin e parë të Bulevardit të Ri të Tiranës, të dyja punë të Erion Veliajt të financuara nga qeveria. Përveç larje-lyerjeve për njëri-tjetrin që edhe mund të na ishin kursyer, mesazhi për votuesit ishte i qartë: votë për Edi Ramën që të kemi një Tiranë të zhvilluar dhe për analogji edhe një Shqipëri të zhvilluar. A janë këto investime premisë për t'i besuar një programi zhvillim të Partisë së drejtuar nga zoti Rama dhe të projektuar për Erion Veliajn.
Gara në PS, Veliaj një hap përpara Tahirit
Fushata elektorale po shkon drejt përfundimit dhe mbi të do të nxirren disa përfundime të përgjithshme. Asaj nuk i mungoi demagogjia dhe largimi nga përgjegjësitë; fushata ka qenë më tepër ping –pong akuzash dhe shumë pak vend i është lënë debatit për programet. Nga kjo perspektivë, pra ajo e angazhimit në sulme politike, duhet të heqim mënjanë kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.
Të tre në Çadër
Ilir Meta i është lëshuar një loje politike që i ngjan kumarit ku me një dorë vendos nëse rrënohesh ose fiton shumë. Në këtë lojë ku po artikulon i vetëm tashmë potencialin për destabilizim, ai jo pa qëllim po investon edhe profilin e Presidentit të Shqipërisë, ndonëse është ende i zgjedhur dhe jo i betuar. Paralajmërimi i tij i djeshëm për armatosje të popullsisë, nuk mund të lexohet në asnjë sens normal, përveç se si mesazh kërcënimi për kryeministrin.
LSI-ja si alibi elektorale e Rilindjes
Fushata elektorale, protagonizmi dhe përfaqësimi i subjekteve në të është sa një shans që të jepet nga partia, pushteti, opozita, aq edhe një garë personale. Një garë që kërkon energji, angazhim, vitalitet, përshtatje, por edhe aftësi retorike, bindjeje, aftësi për t'u shprehur praktikisht për gjërat etj.. Të gjithë elementë që konstituojnë aspektin demagogjik, por edhe vendosin premisën e re për detyrimet e së nesërmes.
Basha është çun i mirë, edhe pse mund të takohet me Trump
A mund të merret seriozisht Lulzim Basha? Ja pyetja që bëhej shpesh deri më dje. Por atë e mori seriozisht kryeministri I Shqipërisë, i cili më 18 maj i kërkoi takim kokë më kokë, për të firmosur një marrëveshje në të mirë të vendit. Pasoi mandej bashkëqeverisja, ndarja e drejtorive ndërkohë që kryeministri u thotë demokratëve “tani jemi bashkë”. E tha edhe sot në takimin në njësinë nr.5.
Rrumpalla mes rilindjes dhe republikës së re
Situata e tanishme elektoralo-politike po provon një paradoks që është i tillë vetëm në dukje, ose kur ankorohet si rrjedhojë logjike në idenë e të majtës dhe të djathtës. Në fakt nuk është fare kështu dhe për ta kuptuar sesi sot PD-ja lufton LSI-në përmes vendimmarrjes administrative, ndërkohë që vetë LSI-ja është në pushtet, do të duhej që premisa "e majtë - e djathtë" të eliminohej fare. Kemk të bëjmë me grupe interesi dhe asgjë më shumë.
Në emër të ndryshimit
Reagimi i emrave që u lanë jashtë listës së Partisë Demokratike vërtetoi inkoherencën e tyre në raport me politikën si instrument në shërbim të demokracisë dhe shfrytëzimit për ofiqe personale. Pyetja themelore është pse Jozefina Topalli, Arben Imami apo Majlinda Bregu folën pasi u lanë jashtë listës dhe nuk e bënë këtë gjë pas ardhjes në krye të patisë të Lulzim Bashës. Heshtja është miratim, dobësi, apo llogari dhe s’ka pse të merret si e mirëkuptuar për njerëz që u futën në politikë njësoj si Lulzim Basha, nga dora dhe dera e Sali Berishës.
Nuk ka më nevojë të premtohet gjë
Fushata elektorale që ka nisur është atipike dhe nuk ngjan me asnjë nga fushatat e mëparëshme. Me tri partitë kryesore të skenës parlamentare në qeverisje, tensioni politik, premtimet e shumta, programet, shpalosjet, shifrat e punësimeve etj., janë bërë thuajse aneks i bezdisshëm informativ. Mungon kontrasti pozitiv që sjell denocnimi i dështimeve, shmangiet nga programi, evidentimi i problemeve, të gjitha pra detyra të opozitës e cila nuk ka pse të lodhet më sa kohë është në pushtet.
Për të zhgënjyerit nga Lulzim Basha
Tani që kriza politike mori një zgjidhje po qartësohet edhe valenca e çadrës parë në dy këndvështrime. Çfarë përfaqësoi si protestë dhe kujt i shërbeu si akt i reagimit civil, nëse mund të quhet kështu?
Konstatimi i parë është se protesta nuk ishte masive dhe për nga fryma nuk mund të hiqen paralele me protestat antiqeveritare në Rumani. Çadra u mbajt në këmbë nga angazhimi i militantëve partiakë, ndërsa publiku, ndoshta për mungesë besimi e vëzhgoi në distancë nga televizori dhe mediat sociale.
Çfarë përfaqëson tani LSI?
Ilir Meta tha se marrëveshjen mes dy partive kryesore e mori vesh nga mediat, ndërsa kryetari i komanduar i LSI-së, Petrit Vasili komentoi jo pa ironi konsensusin që dha opozita për shtyrjen me 7 ditë të datës së zgjedhjeve, me urimin që brenda një jave opozita të përmbushë kërkesat për zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftën kundër drogës.