Blloku Billboard
Qeveria që erdhi për të vjedhur Shqipërinë
Ylli Manjani duket se ka bërë një gjest politik edhe personal në ikjen e tij nga detyra e ministrit të Drejtësisë. Ai ka folur për shumë paudhësi të kësaj qeverie, e cila u bërtet dhe u mban shkopin në dorë qytetarëve edhe për një faturë të papaguar dritash, por nga ana tjetër ushtron një pushtet të ndërthurur me trafikantë dhe përfiton nga një ekonomi e krimit.
Gazetari e Pavarur në Shqipëri?!
Sot u publikua një shkrim marrë nga “Courrier des Balkans” që akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se po eliminon gazetarinë e pavarur. Të lexohet me kujdes termi i përdorur: Gazetarinë e Pavarur.
Nuk është vetëm Sali Berisha
21 janari është arkivuar në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve të Tiranës si një krim shtetëror, ndërkohë që politika e ka instrument presioni. Dikush tjetër ka emocione personale për këtë ngjarje, por në rendin e zhvillimeve në Shqipëri, ajo nuk shënon më thuajse asgjë me peshë specifike. 21 janari është një nga ato ditë kalendarike të shantazhit politik që njollos edhe atë fije respekti që kërkon zakoni i dikurshëm shqiptar për të vdekurit.
Anëtari i partisë, ose modeli i Facebook në politikë
Në politikën shqiptare duket se ka anëtarësia është në modë. I pari që e ngriti kultin verbal të anëtarit është Edi Rama, kur me shkrime të ndryshme iu qas ambicies për të marrë PS-në me votë plebishitare. Sigurisht, shkrimet me natyrë populiste dhe tërësisht demagogjike të Edi Ramës, në kushtet kur PS-ja vuante nga një boshllëk pushteti dhe ishte e kapur nga lufta e klaneve, goditën nëë shenjë. U fol për parimin “një anëtar një votë”, për zgjedhje direkte, ndërkohë që sot që flasim, Edi Rama është i vetmi identitet politik me peshë në detin anonim të anëtarëve.
2013 – 2017/PS-ja më e pasur, por jo Shqipëria
“Kush shikon nga e ardhmja nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç Partisë Socialiste”. Kështu deklaroi në takimin me të rinj të Forumit Rinos Socialist, kryeministri Edi Rama i cili në një farë mënyre po na mallkon të gjithëve që të bëhemi socialistë.
Sigurisht që këto janë fjalë fushate elektorale, që si të tilla përkëdhelin sedrën qytetare e që presupozojnë një ndërgjegje politike progresiste të njerëzve që kanë sy në ballë e mendje në kokë. Të njerëzve që e dinë shumë mirë se “nuk janë të gjithë njësoj”. Njësoj me ata që ikëën.
Është jetike që të paktën të mos i besojmë
Ka disa ditë që qytetarët shqiptarë, ata që lexojnë mediat, po informohen se janë gjetur të dhëna të reja nga disa fusha që implikojnë pozitën juridike të Sali Berishës. Çështja është (bërë) shumë serioze dhe kjo mund të kuptohet nga protagonistët, ku spikat Taulant Balla. Një nga dy komisionet hetimore parlamentare për CEZ-in paska gjetur të dhëna të reja.
Cili është misioni i analistëve?
Ben Blushi ka qenë i ftuar në emisionin Top-Story për të folur për projektin e tij politik, partinë “Libra”. D.m.th kjo ishte ajo që duhet të rezultonte nga një debat që u shndërrua në sulm frontal analistësh që bashkonte predikime morale, pretendime ideologjike, kujdesin që Rama të mos trazohet me Berishën, si dhe pyetjen kurth për diferencën që sjell LIBRA në opozitarizmin e vet.
A duhet besuar apeli i Lulzim Bashës për mediat
Media ka rolin e vet në demonizimin e pushtetit, në stigmatizimin e skajshëm të disa politikanëve, duke u rrekur të krijojë klishetë e të mirës dhe të keqes në një vend, si parakusht për çlirimin e energjive të reja te elektorati. Nga ky rol nuk përjashtohet as media shqiptare, e cila ka ndikuar jo gjithnjë për mirë në përpunimin e opinionit.
Në Parajsën Europiane të Kanabisit: Në fillim është Pazari, pastaj…populli
Edi Rama ka shpërndarë sot një video me protagonist – qytetarë që kanë vëmendjen e qeverisë – duke dëshmuar sesi kjo mazhorancë I mban premtimet.
Këtu:
mund të shikohet videoja publicitare e kryeministrit.
Edi Ramën e detyrojnë të shkarkojë (Elvis???)Roshin
Ky është një shkrim i publikuar më datë 10 maj me titull: Do kalojë nga zyrat e Llallës. Sot KQZ-ja bër fakt heqjen e mandatit të Elvis Roshit dhe kryeministri u detyrua ta shkarkonte nga detyra e Kryetarit t Bashkisë Kavajë. NJë vendim pas një mbrotjeje kompromentuese. PO risjellim shkrimin bashkë videon ku flet Roshi si një kujtesë për firmëtarin Edi Rama.
***