Blloku Billboard

Recidivistë...Kundër Gjykatës me histeri

Postuar në 25 Tetor, 2016 20:34

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë ligjin për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke kërkuar një mendim për këtë nga Komisioni i Venecias. Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias solli një përgjigje për një procedurë të ngjashme që ishte vënë në lëvizje nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e pronave. Sjellim këtë analogji për të tërhequr vëmendjen se procedurat janë procedura dhe se janë aty edhe për të kultivuar një regjim nervor të përshtatshëm për këtë sistem që e quajmë demokraci.

Loloja në politikë

Postuar në 22 Tetor, 2016 15:23

Në vitin 2012 kur veriu u përfshi nga përmbytjet, një skuadër politike nga Partia Socialiste me në krye kryetarin Edi Rama, u nis me makina e me varka në zonën e Lezhës. Ishte një nga ato bujtjet “me dorë në zemër” që çdo opozitë aktron për të treguar se është me hallexhinjtë. Askush nuk mban mend se çfarë tha e çfarë premtoi, e si u soll aty kjo skuadër milionerësh. E vetmja gjë që mbeti ishin disa foto njerëzish të veshur shumë mirë që lundronin në varka në përrenj të sapokrijuar.

Humbja e betejës së parë me median online

Postuar në 19 Tetor, 2016 03:55

Nëse dikush dëshiron të dijë se në çfarë gjendje është sot Edi Rama si kryeministër në raport me publikun, do t’i mjaftonte të shikonte kronikat e viteve 2011, 2012, 2013 të Sali Berishës. Ndryshimi i vetëm është se media e asaj kohe në një përgjithësi gati totale anonte nga opozita. Kaq e polarizuar është anshmëria e medias shqiptare tradicionale në raport me PS-në, saqë edhe një televizioni të vetëm që mbështeste qeverinë “Berisha”, pra Tv Klan, i mbeti njolla e prodhuar nga përgojimi i të shumtëve politikë. Pra njolla në biografinë e “medias që nuk duam”.

Çështje ndërkombëtare apo çështje dypalëshe me Greqinë?

Postuar në 16 Tetor, 2016 15:41

Myslim Pashaj, një person me karrierë në ushtri, i cili denoncoi draft – marrëveshjen e detit më Greqinë shkruan sot në gazetën “Panorama”, rreth deklaratës së Berishës në Parlament. Ky i fundit, duke iu referuar kësaj çështjeje bëri dy komente me rëndësi:

Së pari se marrëveshja ishte arritje BILATERALE:

U bënë kaq debate, pati pretendime për protokollon e Firenzes dhe për shumë gjëra, por ne thamë jo, duhet ta njohim bilateralisht dhe u arrit kjo”.

Veliaj leh sepse Prokuroria fle

Postuar në 11 Tetor, 2016 13:01

Ka tri ditë që në disa media po qarkullon një lajm sipas të cilit një emision investigativ në “Vizion Plus” nuk është lejuar të transmetohet pasi aty hulumtoheshin gjëra të pakëndshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Emisioni merrej me landfillin e Sharrës, aty ku duart e Erjon Veliajt kanë lënë disa gjurmë që janë identifikuar tërthorazi edhe mbi dy kufoma. Gjurmë të papërgjegjshmërisë, të shkeljeve ligjore, gjurmë interesash, të kamufluara pas shpalljes së projekteve rilindëse.

Një problem me kanabisin që zbulon një Problem të madh me qeverinë

Postuar në 08 Tetor, 2016 17:23

Ka vetëm një mënyrë për ta kuptuar deklaratën e sotme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe kjo mënyrë është njësoj si serioziteti me të cilin duhet marrë ndjesa që kryeministri aktual Edi Rama, bëri për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Një ndjesë e cila nuk shoqërohet me përgjegjësi, është një shfaqje e vockël teatrale, sa për të hedhur lumin, sa për të gënjyer edhe njëherë, duke thënë një gjysmë të vërtetë. Sepse ajo që na thotë minstri i Brendshëm kur flet për “një problem me kanabisin” është një gjysmë e vërtetë që zbulohet e gjitha kur lexon fjalën e tij të plotë.

Kredi elektorale falas nga Greqia për Edi Ramën

Postuar në 05 Tetor, 2016 15:36

Para disa ditësh në disa media të Shqipërisë bëri jehonë një lajm me protagonist Johannes Han, komsioneri i Zgjerimit. Në një përgjigje që Hahn i kthente një eurodeputeteje greke, ai përdorte termin “çështja çame”. Kaq ka mjaftuar që mekanizmi automatik i gjimanstikës mediatike dhe diplomatike të vihet në veprim në Tiranë dhe në Athinë, me siguri edhe për argëtimin e “austriakut Hahn”, siç e cilësoi kombësinë e tij “historikisht në miqësi me shqiptarët”, ndonjë media.

Z. ministër i Brendshëm! Po Eduard Kukan kujt lobi kriminal i shërben?

Postuar në 03 Tetor, 2016 14:43

Që hashashi një ditë mund të bëhet edhe simbol i buqetës së të sapomartuarve këtë tanimë e dinë të gjithë. Por është një gjë se ekziston një e vërtetë informale dhe krejt tjetër kur ajo artikulohet si shqetësim publik. Shqipëria, kjo republikë droge dhe krimi, ka në krye një ministër të Brendshëm, i cili formalisht ka epror një kryeministër, të cilët sa herë vjen puna te droga mohojnë përmasën e realitetit të saj.

Kur shkruajnë apo filmojnë gazetarët ka heshtje, ose thjesht izolim. Kur akuzon PD-ja këtu kemi të bëjmë me makinerinë e baltës apo me kundërtezën e Lazaratit.

Muhabet në televizor

Postuar në 29 Shtator, 2016 23:48

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama doli sot në një intervistë në televizionin “Klan” për të folur mbi situatën në vend. Intervista e një kryeministri ka rëndësi pasi kushdoqoftë personi, ai ka në dorë vendimmarrjen e përgjithshme dhe duhet dëgjuar. Sot intervista e zhvilluar kokë më kokë mes tij dhe moderatotit Blendi Fevizu, pritej me interes pse në diskutim publik është ligji për importin e mbetjeve që ka provokuar jo pak shqetësim.

Miq të Shqipërisë, apo miq të pushtetit?

Postuar në 27 Shtator, 2016 21:50

Ç’do të thotë që miqtë ndërkombëtarë e ndihmojnë Shqipërinë? Përgjigja më e thjeshtuar është që si vende me tjetër kulturë demokratike dhe kushtetuese, me tjetër zhvillim dhe fuqi, këta miq asistojnë vendin tonë me projekte, ndihma financiare, me ristrukturim legjislacioni dhe me monitorim. Pjesën tjetër duhet që ta bëjmë vetë ne. Ky është njësoj si ai muhabeti i mikut që të gjen punë me ndonjë ndërhyrje:  Miku bën të vetën, pra ndërhyn, kurse i interesuari duhet të dëshmohet që di të përballet me sfidat e punës. Ndryshe ose bën për atë punë, ose nuk bën.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard