Blloku Alternative
Mbyllet KickassTorrents
Byroja Federale e Hetimit – FBI – “i ka vënë drynin” faqes së njohur dhe të shumëpërdorur në botë “KickassTorrents”, e konsideruar si faqja më e madhe për shpërndarëse materialesh. Ajo ishte nën administrim të 30 vjeçarit ukrainas, Artem Vaulin, një pirat kibernetik dhe renditej e 69 në internet me më shumë se 50 milionë vizitorë çdo muaj. Nga një përllogaritje e bërë studiot e muzikës dhe të filmave humbisnin nga kjo faqe, pra nga oferta fala ilegale e saj, më shumë se 1 miliardë dollarë.
Shenjtorë katakombesh të veshur në ar
Skelete të veshur me gurë të çmuar dhe ar, varrosur në katakombe kishash në Gjermani, Austri, Zvicër e Çeki. Studiuesi nga Los Angeles, Paul Koudounaris, ndoqi vendndodhjen dhe historinë e tyre dhe mësoi se bëhej fjalë për shenjtorë katolikë të adhuruar në shekujt 16-17 si mbrojtës lokalë të qyteteve ku jetuan. Më tej ata u harruan për të ofruar dëshmitë e një arti “makabër” njësoj si mumjet e faraonëve egjiptianë.
10 ndër kafshët më të rralla në botë
Pokemon në rrugët e Halepit
Halepi, qyteti i njohur sirian, po shndërrihet në një grumbull gërmadhas. Një shkatërrim i paimagjiueshëm dhe absurd. Artisti Khaled Akil, me origjinë nga ky qytet, ka sugjeruar sesi do të luhej Pokemon në rrugët e tij. Karakteret vijnë përshtat me personazhet njerëzorë.
Zbulohet “Pompei Britanik”
Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”. Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik.
Venecia e pandryshueshme
Këto kartolina, realizuar me teknikën fotokrom, i përkasin Belle Epoque dhe paraqesin Venecian e shekullit të 19-të. Ato janë hedhur në qarkullim nga Detroit Publishing Company dhe dëshmojnë sesa pak ndryshon ky qytet me kalimin e kohës.
Dobermani sakrifikohet për familjen e të zotit. Vret katër kobra dhe në fund mbaron edhe vetë
Një shembull besnikërie e rrallë. Jo nga njerëzit, por nga një qen. Dobermani i një familjeje indiane në Gajapati, distrikti i Bhubaneswar në Indi, ka luftuar me katër kobra për të ruajtur të zotin. Dhe ja ka dalë që t’i vrasë të katërta, ndërkohë që tentonin të hynin në shtëpinë e Dibakar Raitas. Doberman ka ngordhur edhe vetë ndërkohë që Raitas ka deklaruar se ishte i shokuar nga ngjarja. “I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha ai. Pasi dëgjuan ngjarjen fshatarët morën pjesë në në një ceremoni të vërtetë varrimi.
122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve
Presidenti francez, Hollande harxhon 122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve të tij dhe rregullimin e tyre. Lajmi është bërë publik nga satirikja franceze “Canard Enchainé”. Shifra është serioze, por aq shumë sa e bën presidentin francez dhe flokët e tij satirikë në kulm. Fundja, po ta shohësh nga paraqitja e të mos e njohësh, Hollande mund ta marrësh për çdo gjë. Dhe ky mendim nuk ndryshon edhe kur merr vesh se ato që janë flokë të tij kushtojnë 122 mijë dollarë. Si xhanëm nuk doli kjo e dhënë te “Panama Pappers”?
Rrota në vend të këmbëve
Një breshkë, këmbët e para të së cilës janë zëvendësuar me rrota. Ndërhyrja është bërë në Indi, në Parkun Zoologjik “Arignar Anna” në Chennai, ku një breshkë humbi këmbët e para si pasojë e sulmit të një nuselale. Është një operacion që si ide ndodh ndoshta për herë të parë në një kafshë.
Nudo dhe blu për të festuar lidhjen me detin
Më shumë sesa 3200 njerëz në lindje të Yorkshire u fotografuan nudo nga artisti amerikan Spencer Tunick. Ata u mblodhën në qendër të Hull nudo dhe të lyer me bojë, një spektakël që feston lidhjen e qytetit me detin.