Blloku Alternative

Metamorfoza e Alepos (foto, videoreportazh)

Postuar në 14 Tetor, 2016 09:56

Aleppo ka pësuar një metamorfozë katastrofike gjatë luftës. Dikur  ishte një metropol i lulëzuar dhe një destinacion popullor turistik, i njohur për arkitekturën mesjetare dhe trashëgiminë  e pasur kulturore. Një nga qytetet më të mëdha në Siri dhe një nga qytetet më të vjetra të populluara në botë, i cili në vitin 2006 u shpall "kryeqytet i kulturës islame".

Piratët e mamuthëve

Postuar në 13 Tetor, 2016 17:06

Kërkimi për fildishin nga dhëmbët e elefantëve po kufizohet shumë si pasojë e masave për ta ruajtur këtë kafshë. Kërkesa për fildish është e madhe në Kinë dhe në disa vende aziatike dhe në Rusi, në zonat e pabanuara siberiane, duket se kanë zbuluar një burim të ri. Fosilet e mamuthëve, këtyre barëngrënësve gjigandë të zhdukur nga Toka, kanë vënë në lëvizje gjahtarët e rinj “të këtij ari” pasi, çatallët e mamuthëve kushtojnë mijëra euro. “The Atlantic” sjell disa foto të atyre që i quan “Piratët e mamuthëve”

Nudot e pikturuara – spektakël ngjyrash dhe fantazie

Postuar në 07 Tetor, 2016 19:37

Festivali Botëror i Pikturës Trupore i zhvillua këtë vit në Pörtschach të Austrisë. Trupa nudo të pikturuar e ku gjen shprehje fantazia dhe loja me ngjyrat dhe imazhet. Festivali ka nisur që në vitin 1998. Më poshtë disa prej nudove të pikturuara, me të vërtetë interesante:

 

Kërkesat në shkallë industriale të Kinës, dy vende afrikane ndalojnë eksportin e gomarit

Postuar në 30 Shtator, 2016 17:23

Kina ka rritur praninë e vet ekonomike në Afrikë, duke provokuar probleme aty ku nuk pritet. Kështu në disa vende, si  Niger apo Burkina Faso është marrë vendimi për të ndaluar eksportin e gomerëve drejt Kinës për shkak të reduktimit të shpejtë të numrit të tyre, por edhe për arsye se rritja e çmimit ka sjellë rritje çmimesh edhe sektorë të tjerë pa patur kërkesë të ngjashme. Vetë Kina ka shfarrosur gati 50% të gomerëve të vet kur vetëm për 20 vjet e ka çuar numrin e tyre nga 11 milionë në 6 milionë.

Pamje të rralla të Kinës së dinastisë së fundit Qing

Postuar në 25 Shtator, 2016 22:28

Fotot që paraqiten këtu janë publikuar nga “The Atlantic” dhe kanë për autor Thomas Child. Në vitin 1870, asokohe vetëm 29 vjeç, Child u punësua nga Shërbimi Doganor Detar Perandorak për të t’u dërguar si inxhinier në Pekin. Ai ishte një nga 100 të huajt që jetonin në Kinën e periudhës së fundit të dinastisë Qing dhe për 20 vjet regjistroi rreth 200 fotografi. 

E nxorën nga banja e avionit, Sgarbi i bën fletërrufe "Swiss Air": Ka vallë hale të Klasit I dhe hale të Klasit II?

Postuar në 22 Shtator, 2016 13:48

Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit në Itali ka publikuar një video ku rrëfen atë që i ndodhi në avionin e Sëiss Air në linjën Romë-Gjenevë.

Publikohet për herë të parë video e ekzekutimit të agjentit izraelit Eli Cohen

Postuar në 21 Shtator, 2016 19:18

Një faqe siriane në Facebook, “Syrian art treasours” ka publikuar një video ku duket se jepet ekzekutimi i spiunit izraelit Eli Cohen në Damask në maj të vitit 1965. Në videon një minutëshe shafqet Cohen në një shesh ku ka shumë njerëz. Atij i është hedhur në qafë një baner ku shkruhen krimet e tij.

Projeksion i frikshëm i përhapjes së Alzheimer deri në vitin 2050

Postuar në 21 Shtator, 2016 14:31

Αlzheimer është një nga sëmundjet me rritjen më të madhe vitet e fundit dhe një kërcënim real për njerëzimin.  Në ditën Botërore të kësaj sëmundje raportohet se  pacientët prekur me Αlzheimer në rang global të jenë 44 milionë  dhe pritet të arrijnë në 65.7 milion në vitin 2030 dhe 115.4 milionë deri në vitin 2050. Vetëm Europa numëron 10 milionë të prekur nga kjo sindromë. Ajo që vihet re është përhapja e kësaj sëmundje në moshat e treta.

Samurajët e fundit

Postuar në 18 Shtator, 2016 02:04

Sunduan Japoninë për 700 vjet si kastë ushtarake në shërbim të fisnikërisë dhe mbërritën deri në shkullin e 19-të. Samuraji dhe kodi i tyre i Bushidos, veshja dhe sjellja zgjon përherë një lloj admirimi mizor. Këtu po sjellim disa foto të fundit të viteve '800 kur edhe sistemi i tyre shkoi drejt fundit. 

Bufi - shqiponjë i faraonëve

Postuar në 13 Shtator, 2016 15:30

Fotoja është realizuar në dunat e Emirateve të Bashkuara Arabe nga fotografi Xavier Eichaker. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative