Kryeministri kanadez, Carney, zgjedh Francën për vizitën e parë jashtë

Postuar në 17 Mars, 2025 18:49

Efekti “Trump” është ndjerë menjëherë. Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney ka zgjedhur Francën për vizitën e tij të parë zyrtare, një vend që bën pjesë në konstitucionin gjuhësor, historik dhe kulturor të kandezëve.

Dua të siguroj se Franca dhe e gjithë Europa punon në mënyrë entuziaste me Kanadanë, vendi më europian mes jo-europianëbve dhe në të njëjtën kohë vendosmërisht amerikanoverior, e vendosur si Ju të ruajë marrëdhëniet sa më pozitive me SHBA

tha Carney gjatë konferencës për shtyp në Elyse.

Nga ana e vet presidenti francez, Macron ka folur për tarifat duket cilësuar se ato rrisin inflacionin dhe dëmtojnë integrimin ekonomik të vendeve. Carney ka qenë që në fillim një polemizues i madh i Donald Trump kur u shpreh se kanadezët nuk do jenë kurrë amerikanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.