Krizë e re për Netanyahun. Shkarkimi i kreut të kundërspiunazhit provokon tensione të thella

Postuar në 17 Mars, 2025 18:34

Është e vështirë që të kalojë një muaj pa një problem për kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu. Aktualisht ai ka një përplasje të hapur politike dhe një situatë të riciklimit të krizës për shkak të shkarkimit të Ronen Bar nga pozicioni i drejtimit të Shin Betit, agjencia përgjegjëse për sigurinë e brendshme.

Bar ka kundërshtuar publikisht synimet e Netabyahut për të reformuar agjencinë dhe madje ka akuzuar këtë të fundit se me shkarkimin e bërë fsheh synime politike. Në lojë ka hyrë edhe një kundërshtar i njohur i kryeministrit, Prokurori i Përgjitshëm, Gali Baharava Miara, që ka bërë thirrje për vlerësimin e ligjshmërisë së shkarkimit të Bar.

Në themel të përplasje qëndron mesa duket një hetim i Shin Betit për përfshirjen e disa ndihmësve të Netanyahut në pagesa nga Katari, një vend që strehon liderë të Hamas-it palestinez. Nga ana e vet aleatë të Netanyahut kanë akuzuar agjencinë se dështoi të parandalonte sulmet e 7 tetorit. Që çështja është politike kjo kuptohet edhe nga fakti se Bibi qëkurse nisi lufta ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, disa ushtarakë të lartë kanë dhënë dorëheqjen përfshirë ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Herzi Halevi. Veprimi me Shin Bet megjithatë ndryshon në cilësinë e vet.

Benny Gantz shkruante se shkarkimi i Bar dhe reformimi i agjencisë i japin goditje unitetit të shoqërisë izraelite, ndërkohë që ish-kreu i Gjykatës Supreme, Dorit Beinsch ka deklaruar se Netanyahu po udhëheq procese që janë të rrezikshme për shoqërinë. 

Ne duhet të zgjohemi, dhe të zgjohemi në kohë

citohet ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.