Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, LVV merr 42.3%

Postuar në 15 Mars, 2025 17:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3% të votave që konvertohet në 48 vende në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95 % apo 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% të votave apo 20 ulëse. Koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06%  që janë tetë vende. Lista Serbe ka siguruar nëntë ulëse, ndërsa Za Slobodu Pravdu i Opstanak një. Dy ulëse i ka siguruar Kosova Demokratik Turk Partisi, ndërsa nga një ulëse kanë marrë edhe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Koalicija Vakat, Partia Liberale Egjiptiane, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska PArtija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Pjesëmarrja ka qenë në masën e 46.54%. Duhet thënë se që nga data e rezultateve paraprake, Vetëvendosja e Kurtit ka korrigjuar me rritje 2% të votave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.