Serbia është në gjendje të padeklaruar emergjence. Zgjedhjet pa konsensus social, nuk janë zgjidhje

Raporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula ka deklaruar se Serbia është në një gjendje të padeklaruar të emergjencës. Sipas tij presidenti Aleksander Vuçiç nuk ka gjetur dot një rrugë për të adresuar pakënaqësinë e protestuesve.
Ai nuk është gati të dorëzojë pushtetin në asnjë mënyrë ndaj një grupi ekspertësgh apo një qeverie tranzitore…Çështja e vërtetë është ajo e fazës tjetër të konfrontimit të këtij fronti të gjerë të pakënaqurisht me qeverinë aktuale sidomos me presidentin Vuçiç. Zgjedhjet nuk janë një zgjidhje pa një formë të konsensusit social
ka thënë ai.
Add new comment