SHBA në kursin e një krize kushtetuese?

Postuar në 06 Shkurt, 2025 21:47

Eric Levitz i “Vox” shkruante dje në një shënim të vetin se përplasja kushtetuese mes administratës Trump dhe Kongresit do të konsumohet brenda verës së këtij viti. Teksa rendit shkeljet e mëdha të administratës aktuale thekson se “sulmi më i rëndë i Trump ndaj normave demokratike është uzurpimi prej tij i autoritetit të Kongresit mbi shpenzimet”.

Janë disa rrethana që mbështesin eventualitetin e një përplasjeje që mund ta çojë Trump të marrë prerogativat e Kongresit për të shpenzuar dhe për të çuar në një thyer të madhe pa kthim në parimin e balancës së pushteteve. Nëse ngrirja e fondeve federale ishte një akt që bie ndesh me prerogativat e Kongresit që i ka miratuar, Trump dhe kreu i tij për buxhetin e Shtëpisë së Bardhë, Russel Vought, kanë argumentuar gjatë se presidenti duhet të ketë autoritetin të refuzojë mënyrën që sugjeron Kongresi sesi duhen shpenzuar fondet.

Nga ana tjetër, inkursioni i Elon Musk në sistemin e pagesave përfaqëson siç thotë Levitz, “një urgjencë në vetvete”. Këto elementë ilustrojnë një prirje që ka së afërmi një pikë konvulsive me luftën për ngritjen e tavanit të borxhit të SHBA. Për çdo shpenzim të shtuar në SHBA të dyja dhomat e Kongresit duhet të miratojnë ngritjen e tavanit të borxhit. Kjo sipas Levitz ndodh në mënyrë bipartizane pasi askush nuk dëshiron që të akuzohet se “rriti borxhin e amerikanëve”.

Mosarritja e një marrëveshjeje dypalëshe mbi këtë çështje, ose e çon ekzekutivin në pozicion kritik, ose do ta detyrojë atë të injorojë kufizimin e vënë. Një shkelje e tillë supozohet ta detyrojë Departamentin e Thesarit të deklarojë se nuk është në gjendje të paguajë borxhin duke çuar në krizë ekonomike.

Që republikanët të arrijnë një pakt me demokratët për këtë ngritje të tavanit të borxhit, ata duhet të bëjnë lëshime ndaj kërkesave të tyre duke e detyruar kështu Trump të shpenzojë para në prioritete që nuk përputhen me të tijat. Një paaftësi e Kongresit për marrëveshje krijon për Donald Trump një mundësi që të vijojë me prioritetet e veta të shpenimeve si deri më tani duke qenë de facto jashtë çdo kontrolli nën forma të ndryshme veprimi dhe paktetimi juridik dhe politik.

Dhe dobësia e Kongresit si institucion hap rrugën e legjitimimit mbi diskutimin e teorive të Trump për “një lider të fortë që marrë përgjegjësi”, një akt që duket se vjen parallel në një mënyrë të re dhe gati subversive me manovrat e dikurshme të Dick Cheney.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.