Amerika do të zgjerojë territorin e vet!
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump ka deklaruar sot në fjalimin e inaugurimit të tij se SHBA do të zgjerojë territorin e vet(1:26:00). Duke konfirmuar kështu ato që ka hamendësuar gjatë periudhës së tranzicionit.
Trump ka qenë specifik për rimarrjen e Kanalit të Panamasë, që sipas tij aktualisht operohet nga kinezët, diçka që të kujton deri diku krizën kubaneze të viteve ’60 të shekullit të kaluar.
Po kështu Trump ka folur për eksplorimin e Marsit, një deklaratë që është përshënendetur aty për aty nga Elon Musk, promovues i idesë në fjalë.
Është padyshim një inaugurim që ka inauguruar pasiguri të mëdha në botë.
Add new comment