Procedurë/Dosja ndodhet në GJKKO, nuk mund të prishen provat. Hiqet masa e sigurisë për Berishën

Postuar në 27 Nëntor, 2024 13:37

Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për heqjen e masave të sigurisë ndaj tij marrë lidhur me procedimin për korrupsion pasiv në rastin e kompleksit “Partizani”.

Vendimi është miratuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi që ka konsideruar të vlefshëm argumentimin e palës mbrojtëse se në momentin që dosja për të cilën procedohet shtetasi Sali Berisha ka mbërritur në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit, nuk ekziston më asnjë rrezik për prishjen e provave.

Më datën 16 dhjetor e njëjta gjyqtare do të vendosë nëse dosja do të kalojë në gjykim, do të rikthehet në SPAK për plotësim, apo do të pushohet si çështje.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Flodhjeres i ka ardhur gjynah per Saliun se mos merr ftomen ne penxhere prandaj e ka vendosur qe ta liroj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.