CNN: Takime në Pentagon për të diskutuar reagimin ndaj "urdhrave të paligjshëm të Trump"

Postuar në 10 Nëntor, 2024 17:17

CNN raporton se dy ditë më parë, zyrtarë të Pentagonit janë mbledhur në një takim informal për të diskutuar se çfarë duhet të bëjnë nëse marrin urdhra të tillë nga presidenti i ri, Donald Trump, si dislokimi i ushtrisë brenda SHBA dhe pushimi i njerëzve jopolitikë.

Ne të gjithë po përgatitemi dhe planifikojmë për skenarin më të keq por realiteti është se ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet kjo gjë

citon CNN një zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes.

Një tjetër zyrtar ka vënë theksin tek "e drejta e trupave për të mos u bindur ndaj urdhërave të paligjshëm". Por ende nuk dihet nga buron kjo gjë veçse nga premtimet e Trump për të pastruar administratën. Por CNN nënvizon se “nuk mund të bëhet shumë nga Pentagoni për t’u mbrojtur nga një abuzim potencial i pushtetit nga komandanti i përgjithshëm”, ndërkohë që avokatët mund të bëjnë rekomandime mbi ligjshmërinë e urdhrave.

Vetë takimi ilustron tensionin dhe ankthin e lartë në SHBA, ku nuk mungojnë edhe protestat në rrugë, absurde nëse konsideron se Trump fitoi me votë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.