Sjellje përherë e më e dhunshme nga të rinjtë imigrantë joeuropianë

Postuar në 10 Shtator, 2024 18:54

Kryebashkiaku i Antverpit në Belgjikë, Bart De Wever, potencialisht kryeministër i Belgjikës, ka folur së fundmi për një “sjellje përherë e më huligane” nga të rinjtë imigrantë joeuropianë. I cilësuar si një “separatist flamand”, De Wever ka reaguar ashpër ndaj një sulmi ndaj një ambulance në qytet për të bërë xhiro.

Ky nuk është një incident i izoluar. Po shohim përherë e më shumë dhunë apo sjelje huligane kundër çdokujt që përfaqëson autoritetin. Ata janë kryesisht me origjinë joeuropiane dhe rriten në qytetet tona pa shumë perspektivë. Ata kanë shpesh lidhje me organizatat kriminale

ka thënë ai.

De Wever ka shtuar se në origjinë të të gjithë problem qëndron politika belge e imigracionit, çka paralajmëron ndoshta ndryshime të afërta. Atij i është kërkuar së fundmi nga Mbreti Philippe të konkludojë bisedimet për krijimin e një qeverie të re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.