Lufta psikologjike e Putinit në Europë, FBI zbulon planin

Postuar në 05 Shtator, 2024 18:40

Një plan i mirëfilltë rus për të ndikuar opinionin publik në Europë është zbuluar së fundmi. Qëllimi i fushatës së Kremlinit në Evropë ishte të mbillte përçarje, të diskreditonte Amerikën dhe të minonte mbështetjen për Ukrainën, sipas disa dokumenteve, memorandumeve dhe regjistrimeve audio, të cilat FBI i ka paraqitur së fundmi në gjykatë.

Plani është zbuluar në kuadër të një hetimi që çoi në sekuestrimin e 30 domeineve, të cilat dyshohet se lidhen me një tjetër fushatë ruse: atë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Në mënyrë të veçantë, një dosje prej 277 faqesh detajon planet ruse për të fituar zemrat dhe mendjet e evropianëve. Plani parashikonte angazhimin në postime dhe komente të individëve realë në mediat sociale për të anashkaluar filtrat e bot-eve të kompanive të mediave sociale.

Agjencia e Dizajnit Social, nën urdhrat e zëvendësshefit të shtabit të presidentit rus Vladimir Putin, Sergey Kiriyenko, është sipas FBI institucioni i ngarkuar me zbatimin e këtij plani.

Dokumenti rus thotë se qëllimi i fushatës është "të ngjallë në audiencë reagime racionale (si p.sh. 'Vërtet, pse duhet të ndihmojmë Ukrainën?') dhe emocionale (si p.sh. 'Amerikanët janë të poshtër!'). ”

Tjetër pikë e planit është krijimi i domaineve-sozi, për të përhapur artikuj të rremë dhe përmbajtje të tilla që të krijojnë idenë se janë publikuar në mediat perëndimore.

Domenet përfshinin falsifikime të Reuters, Der Spiegel, Bild, Le Monde, Le Parisien, Welt, FAZ, Süddeutsche Zeitung, Delfi dhe të tjerë, dhe paguheshin me kriptovaluta si bitcoin.

Në mënyrë të veçantë në shënjestër të këtij plani ishte Gjermania.

Gjermanët janë më të varur se francezët”, thuhet në një nga dokumentet ruse, me sa duket duke iu referuar varësisë ekonomike të Gjermanisë nga gazi dhe eksportet rus.

Së pari dhe më kryesorja, ne duhet të diskreditojmë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe NATO-n, dhe së dyti,” të bindim gjermanët që të kundërshtojnë “politikën joefikase të sanksioneve”, citohet një dokument rus.

Një dokument tjetër i Agjencisë së Dizajnit Social përshkruan një operacion të quajtur "Nxitja e Konfliktit Ndërkombëtar" që vë në shënjestër veçanërisht Francën dhe Gjermaninë.

Objektivi i tij është "përshkallëzimi i tensioneve të brendshme ... për të promovuar interesat e Federatës Ruse", si dhe "të ndikojë në konfliktet e jetës reale dhe të krijojë artificialisht situata konflikti" nëpërmjet artikujve të rremë, influencuesve, si dhe postimeve dhe komenteve në rrjetet sociale.

Dokumenti rus shtoi se qëllimi ishte "destabilizimi i situatës shoqërore" në Francë dhe Gjermani duke përhapur narrativa të rreme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.