Ekipi i vjetër në kontinentin e vjetër. Von der Leyen merr një mandat të dytë
Me 401 vota pro, Ursula von der Leyen është zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. 284 vota kanë qenë kundër, 15 abstenime dhe 7 të pavefshme.
Ajo arriti të fitojë mbështetjen e tre frupeve pro-BE-së: të qendrës dhe të djathtëve – Partia Popullore, Socialistë dhe liberalëve të Rinovimit.
Me marrjen e kësaj vote ajo nis tani punën për të krijuar ekipin e ri të Komisionit që nuk është se solli ndonjë rezultat në mandatin që lamë pas.
Duhet thënë se një nga arsyet se pse gjermania, integriteti i së cilës u vu në dyshim gjatë pandemisë, u rizgjodh, është edhe dobësimi kritik të Emmanuel Macron që ka luajtur përherë me emrat në KE.
Add new comment