Arrigo Sacchi: Gënjejmë veten për madhështinë e Italisë

Postuar në 07 Nëntor, 2023 23:27

Arrigo Sacchi është 77 vjeç dhe pesëdhjetë prej tyre i ka kaluar si trajner. Trajneri që më shumë se kushdo tjetër ka shënuar dhe ndryshuar historinë e futbollit modern, përshkruan Italinë në një intervistë për Corriere-n.

Një vend i përkushtuar ndaj taktikave, ku duket se ka rëndësi vetëm e mira individuale dhe jo kolektive, ku njohjet kanë më shumë rëndësi se dija.

Sacchi kujton bisedën e fundit me Berlusconin-n.

Atë ditë kur më tha lamtumirë: “Arrigo telefono kur të duash, në fund të fundit je nga të paktët në gjithë botën që nuk më ke quajtur asnjëherë gomar”. Nuk e kam bërë më kurrë dhe ende pendohem. E ndjeva se ishte i lodhur. E doja shumë atë njeri. Unë i detyrohem atij gjithçka. Ndryshe nga shumë e shumë njerëz, që sot bëjnë sikur nuk e kanë njohur kurrë, unë nuk e harroj.

Nuk ka më preferencë për të djathtë apo të majtë.

Prej një kohe të gjatë unë nuk kam më asnjë iluzion për fatin e këtij vendi. Sot nuk më pëlqen askush. Unë do të zgjidhja ata që e vendosin mbrojtjen e mësuesve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në krye të programit të tyre. Shkolla dhe shëndeti publik. Nuk ka rëndësi nëse jam i djathtë apo i majtë: ruaj brenda vetes një dozë anarkizmi të shëndetshëm romanjol.

Dhe nuk zgjedh as mes futbollistëve me të cilët ka punuar.

Mos më detyroni të bëj klasifikim. Nuk është e drejtë. I kam dashur të gjithë futbollistët, nuk përjashtoj asnjë.

Por ndien se dikush e ka kuptuar më mirë se të tjerët.

Ruud Gullit është ndoshta njeriu që më shumë se të tjerët ka kuptuar dhe pranuar obessionin që më kishte gllabëruar. Atë për futbollin.

Dhe ndërsa qëndron te fusha e blertë, nuk sheh aty, si shumë të tjerë, madhështinë e Italisë.

Le t'i përmbahemi futbollit, në fund të fundit jeni ju gazetarët që çdo sekondë e përkufizoni atë si një metaforë për jetën. Ne jemi një vend që mashtron veten duke menduar se është i mrekullueshëm, por thellë thellë jemi të vetëdijshëm se kemi rëndësi pak ose aspak. Shoh komentues, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë që në televizion pretendojnë se gjithçka është e jashtëzakonshme, fantastike, por më pas me mikrofonin e fikur pretendojnë të kundërtën.

Ndeshjet sot i sheh pa zë. Sepse futbolli italian nuk është më ai i dikurshmi dhe arsyen e di.

Me audio në zero. Rënia jonë vjen nga prirja për të qenë të kënaqur me rezultatin e arritur me përpjekje minimale, pa parë kurrë lojën, të nesërmen, atë se çfarë do të mbetet. Ne duhet të përpiqemi të mendojmë kolektivisht dhe me një qëllim. Në vend të kësaj ne presim ngjarje dhe kundërshtarë, duke ndjekur natyrën tonë të përjetshme.

Ka një shpjegim edhe për krizën e Milanit, të cilin e ka drejtuar me sukses për shumë vite.

Të largosh Paolo Maldinin ishte një akt i panatyrshëm. Megjithatë, të firmosësh me 6-7 të huaj të rinj njëherësh është si të luash kumar, sidomos në një ekip me pak italianë. Ata kanë nevojë për kohë për t'u vendosur dhe për të kuptuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.