Fiskalizimi në Serbi sjell ndëshkime për bizneset
Në Serbi është prezantuar sistemi i fiskalizimit, që presupozon gjurmim në kohë reale të transaksioneve financiare mes bizneseve dhe bizneseve me klientë fundorë. Në një raportim në mediat serbe, është vënë në dukje se nga kontrollet e ushtruara në bazë edhe të gjurmimit të transaksioneve janë marrë masa për mbylljen e 66 njësive të ushtrimit të biznesit për shkak të shkeljeve të konstaturara.
Administrata e Taksave në Serbi thekson se falë mjeteve të modelit të ri të fiskalizimit, ka të të gjitah të dhënat e transaksioneve në kohë reale për çdo pikë shitjeje në Serbi. Në këtë mënyrë, me aplikimin e analizës së riskut dhe inspektimeve të planifikuara është e mundshme përgjigja efektive për çdo parregullsi mes taksapaguesve që nuk përmbushin detyrimet e tyre
citojnë mediat serbe institucionin në fjalë.
Fiskalizimi I trumbetuar 3 vjet më parë edhe në Shqipëri, por deri më tani nuk është bërë ndonjë analizë e plotë ndikimit të tij në mbledhjen e të ardhurave.
Add new comment