Lëpirësi i Putinit

Postuar në 18 Maj, 2023 14:09

Lidershipit të rrëmujshëm të Boris Johnson në krye të qeverisë britanike i shtohen edhe disa komente aspak pozitive për presidentin francez. Ish-drejtori i komunikimit në Downing Street, Guto  Harri, zbulon në një podcast të ri detaje të bisedave informale të ish-kryeministrit, njëkohësisht një nga figurat kryesore të lëvizjes Vote Leave, që i parapriu daljes së vendit nga BE-ja.   

Komentet për Macron përkojnë me muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia  dhe specifikisht momentit pas presidenti francez e kritikoi Britaninë e Madhe për mënyrën sesi iu përgjigj krizës së refugjatëve ukrainas.

Johnson i është referuar Macron-it si “lëpirësi i Putinit”.

Ai përdori një fjalë me katër shkronja që fillon me C, tha se është njeri i çuditshëm dhe lëpirësi i Putinit. Do të më duhet t’ia fik dritat, shtoi ai.

Johnson ka pasur një marrëdhënie të trazuar me Macron gjatë kohës kur ishte kryeministër. Parisi dhe Londra kanë pasur shpesh mosmarrëveshje për tregtinë pas Brexit, e cila u pasua nga një tjetër acarim mes Johnson e Macron, pasi ky i fundit kritikoi publikisht vaksinën e koronavirusit AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar.

“Pati tensione që herët, kur Emmanuel Macron shkoi në Moskë për të biseduar me Putinin,” thotë Harri, duke iu referuar vizitës së Macron në Moskë në javët para pushtimit të Ukrainës.

Pavarësisht se në dukje kërcënoi se do t'ia “fikte dritat” Macron-it, ish-drejtori i komunikimit të qeverisë “Johnson” thotë se ata më vonë e gjetën gjuhën dhe në samitin e radhës të G-7 u ndanë nga të tjerët për të pirë së bashku nga një gotë uiski.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.