Shefi ekzekutiv i "Renault": Plani gjerman për motorin me karburant nuk ka të ardhme

Postuar në 22 Mars, 2023 16:44

Përpjekja e qeverisë gjermane për të garantuar që motori me djegie të brendshme të mbetet pjesë themelore e industrisë automobilistike është e vonuar dhe jashtë kohe. Drejtori Ekzekutiv i “Renault” Luca de Meo është shprehur se aktualisht industria ka investuar miliarda në zhvillimin e baterive dhe teknologjisë së hidrogjenit në përputgje me detyrimet e planeve të BE-së për emetime zero deri në vitin 2035. Kjo politikë nënkupton ndalimin e shitjes së makinave që ndotin.

Nuk mendoj se është dikush në Europë që po zhvillon një motor tërësisht të ri në Europë. Askush, nuk ëstë se po zhvillon një motor me djegie të brendshme, të ri, nga hiçi. E gjitha paraja po shkon në teknlogjinë elektrike dhe të hidrogjenit

ka thënë ai.

Plani i BE-së kundërshtohet edhe nga Italia teksa kryeministrja Meloni e ka cilësuar afatin 2035 dhe marrëveshjen që lidhen me të si shumë ideologjike. Industria ndërkohë po shpjeton të mos vonojë. Përveç “Renault” edhe “Volvo”, “Ford” dhe “Audi» kanë njoftuar data dhe afate përfundimtare për prodhimin aktual dhe kalimin në njësi elektrike brenda disa vitesh. De Meo ka shtuar po ashtu se transformimi është me rëndësi strategjike për shkak se Kina është një dekadë para në këtë teknologji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.