Nis ndërtimi i gazsjellësit Bullgari-Serbi
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit të saj me Serbinë që presupozohet të furnizojë këtë të fundit me gaz jorus. Projekti parashikon një gjatësi linje 170 km që shtrihet nga qyteti bullgar i Novi Iskar në Nish të Serbisë dhe pritet të jetë operacional në fund të këtij viti.
Pala serbe parashikohet të nisë punimet në fund të muajit shkurt dhe në këtë kuadër presidenti bullgar, Rumen Radev projekti do të mundësojë diversifikimin e furnizimit me gaz të rajonit. Linja bullgare është pasuruar me një lidhje të re me Greqinë që transporton 1 miliardë metra kubë në vit nga gazi azer.
Projekti nga ana tjetër është një minus strategjik për Serbinë në raport me Rusinë që e lidh hezitimin për vendosjen e sanksioneve ndaj saj me varësinë nga gazi.
Add new comment