1 shkurt 2023, nis punën Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2022/11/gjykata-e-apelit_2022_11_27_15.jpg?itok=KpBHIjeA)
Në datën 21 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendim të fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që është sipas kuptimit në nenit 1 të vendimit, riemërtim i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Data e fillimit të punës është 1 shkurti 2023.
Në këtë kuadër, Gjykatat e Apelit në Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë ndërpresin veprimtarinë e tyre më datën 31 dhjetor 2023 de gjyqtarët e tyre kalojnë në pozicion të përhershëm në gjykatën e re. Edhe çështjet që trajtohen në këto gjykata do të transferohen në Tiranë, një process ky që u shoqërua me debate gjatë diskutimin për hartën e re të gjyqësorit.
Add new comment