Urdhëro!? Lotë pse iku Grida Duma nga Parlamenti
Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes. E njoftoi vetë në deklaratë për mediat, një ditë pasi gazeta “Tema” njoftonte se Duma do marrka një punë në Top-Channel.
Mirë ky lajm që trondit parlamentarizmën në Shqipëri, po lajmi tjetër që Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka qajnë për ikjen e Dumës 1 km më tutje me punë, çfarë domethënie ka vallë?
D. m.th është një shfaqje kaq patetike dhe pa kuptim për vendin ku jetojmë, saqë sado personale dhe krejt përtej interesit publik, është kurioze.
Lotët në politikë mund të jenë dekor I një inkesinimi, siç qante p.sh z. Rama gjatë tërmetit në mbledhje qeveria e komiteti, si për të treguar se “unë kam dhembshuri”, por ky I tanishmi është një episod kaq I papritur, saqë xhanëm të duket se njerëzorja qenka ende e pranishme në politikë.
Na u desh hyrja e Dumës në politikë për ta dyshuar, dhe ikja e saj për ta kuptuar.
Comments
mos na i iku dhe kjo qei
mos na i iku dhe kjo qei duket sikur ulerin duke folur me "elokuence" ...
shume mire qe po i futet show-biznesit se aty jane leket, ishalla promovon dhe soft-porn per here te pare ne shqiperi.
Njerezia thone se kjo do te
Njerezia thone se kjo do te kete si koleg emisioni Frrok Cupin.
Te dy do te arrijne poste te larta ne Top. Dhe, Ben Blushi do te lere postin e drejtorit, do rilind corben e tij "fjala" e do te marre vendin e G Sumes ne Kuvend. "Bir Goni i momes bir, ke do te qash me pare"? Sumen apo Salen qe eshte bere me keq se Dulla ne PPSH qe edhe i vdekur udhehiqte e terrorizonte nje here ne muaj me "diten e Enverit" cdo fillm jave te trete.
Sju vjen turp qe krahasoni
Sju vjen turp qe krahasoni termetin me lezetin? Rama qau per show? Cnevoje kishte? Ju jeni te pafe. Zoti ju falte.
Fene e Rames dhe te veteve
Fene e Rames dhe te te veteve sigurisht nuk e kemi, edhe nese ajo parashikon ca lote gjenuine.
Add new comment