Nis misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Zaporizhie
Një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka nisur së fundmi një vizitë në centralin bërthamor të Zaporozhies në Ukrainë, i vënë në qendër të vëmendje këto kohë për shkak të luftimeve që zhvillohen aty.
Misioni drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm Rafael Mariano Grossi dhe ai do të shqyrtojë dëmin fizik të impiantit dhe cerifikojë sigurinë e objektit. Aktualisht centrali është nën kontrollin e trupave ruse por trupat ukrainase janë përpjekur ta rimarrin atë duke përdorur dronë dhe artilieri. Të paktën sipas burimeve ruse goditjet ukrainase kanë vënë rrezik të gjithë zonën. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka qenë pala ruse ajo që ka këmbëngulur për një vizitë të tillë.
Add new comment