Pikëpyetjet e një sulmi për të cilin AKSHI mban errësirë të plotë

Postuar në 17 Korrik, 2022 15:34

Që sot në mëngjes Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka njoftuar mbylljen e aksesit në shërbimet online të qeverisë shqiptare, përfshirë e-albania, pas një sulmi masiv kibernetik që njoftohet. Lajmin e sulmit e ka përsëritur edhe kryeministria, një përpjekje e hapur kjo për ta politizuar mbrojtjen nga çdo akuzë ndaj një agjencie të dyshimtë si AKSHI.

Lidhur me këtë çështje ka qysh tani disa pikëpyetje: së pari, AKSHI ka njoftuar mbylljen e çdo shërbimi, qoftë për përdorues nga jashtë, ashtu edhe brenda Shqipërisë.

Në vitin 2017, kur ndodhi një sulm tjetër kibernetik, AKSHI vendosi vetëm mbylljen e aksesit në faqen e KQZ nga përdorues jashtë vendit. Sot bën ndryshe, paralizon të gjithë infrastrukturën dhe shkëmbimet. Pse?

Më tej akoma, në vitin 2017, AKSHI njoftoi llojin e sulmit, DDOS, që vinte edhe ky nga jashtë. Sulm i cili konsiston në shtim të trafikut duke krijuar çrregullime. Sot AKSHI nuk bën asnjë njoftim mbi llojin e sulmit, ndërkohë që ka patur edhe spekullime politike se mbyllja është bërë qëllimisht për të justifikuar prokurimet e shumta.

Në media të ndryshme kanë dalë njoftime se sulmi është i tipit Ransomware. Nëse është i tillë atëherë mbylljen e shërbimeve nuk e ka bërë AKSHI por ata që sulmojnë. Pasi vetë lloji i sulmit konfigurohet pikërisht për këtë qëllim. Marrja e kontrollit nga sulmuesit synon që viktima të paguajë në këmbim të rimarrjes së infrastrukutrës dhe bazës së të dhënave.

Në mars të vitit 2022, Kosta Rika ishte subjekt i një sulmi të tillë që çoi në emergjencë kombëtare, por në atë kohë përgjegjësinë e sulmit e mori një grup rus, që aktualisht nuk ekziston më. Për këtë arsye errësirën e këtij sulmi të presupozuar po e shton vetë AKSHI që nuk arrin asnjëherë të jetë transparent për asgjë. Ta zëmë fiskalizimi ka nisur të funksionojë pas disa orësh ndërprerjeje, diçka që të bën të dyshosh edhe më shumë, pa folur për rrethanën disi komike që sot është e dielë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.