Censi 2022/8 000 persona, 6 javë, 16 milionë euro
Regjistrimi i ri i popullsisë dhe banesave nis në tetor të këtij vit dhe pyetjet e tij janë të njëjta me ato të Censit të vitit 2011. Në një intervistë për MCN Economy, drejtoresha e Statistikave Sociale në INSTAT ka sqaruar edhe kostot e procesit si dhe angazhimin operacional të institucionit.
Procesi do të nisë këtë vit, fillon në tetor të këtij viti, por për një datë të saktë presim miratimin nga parlamenti. Censi do të zgjasë 6 javë në terren, procesin e të dhënave e organizuam nga 3 javë, në 6. Këtë herë censi nuk do të bëhet në pyetësor letër por në tableta. Kjo mënyrë e re ka sfidat e veta por do të na sigurojë një cilësi më të madhe dhe do na përshpejtojë procesin përpunimit. Duke qenë se tabletat kanë një kosto të lartë ne kemi shtrirë procesin e anketimit në terren dhe kemi zvogëluar anketuesit.
Duke qenë se është procesi më i rëndësishëm statistikor i cili kryhet 1 herë në 10 vjet është mirë të sigurojmë një cilësi të lartë të jemi shpejt te përdoruesit pastaj ato tableta do të përdoren dhe për anketa të tjera. Procesi është shumë kompleks do jenë në total 8 mijë që do angazhohen në këtë proces. Rreth 1 mijë e 200 kontrollorë dhe 6 mijë anketues. Përveç stafit kemi kosto të tjera, por ndërkohë kemi dhe ambientet e trajnimit për 8 mijë personat që do angazhohen në këtë proces. Pra mesatarisht kostot shkojnë tek 16 milionë euro
tha Nesturi.
Parimet metodologjike janë të njëjtat me ato të censit të shkuar që u kontestua nga komunitetet fetare dhe pakicat kombëtare.
Add new comment