Ftohja e SHBA me Tajvanin në ’79-n/ Prapaskenat e diplomacisë përmes shënimeve të ish-presidentit

Postuar në 22 Janar, 2022 16:57

Tajvani ka hapur arkivin online me dokumente që hedhin më shumë dritë mbi Chiang Ching-kuo, presidenti i ishullit të vetëqeverisur gjatë epokës së paqëndrueshme kur Uashingtoni shkëputi lidhjet për t’u afruar me Pekinin. Chiang - djali i madh i ish-udhëheqësit të ndjerë të Kuomintang Chiang Kai-shek – ka mbajtur detyrën e presidentit të Tajvanit nga viti 1978 deri në vdekjen e tij në 1988, në moshën 77-vjeçare. Babai i tij mbërriti në Tajvan në vitin 1949 dhe krijoi një qeveri atje pasi humbi luftën civile ndaj komunistëve të Mao Ce Dunit në Kinën kontinentale.

Presidenca e Chiang Ching-kuo shënoi një tranzicion nga sundimi autoritar i babait të tij në demokracinë e Tajvanit të sotëm. Arkivi dixhital u lançua të mërkurën nga Academia Historica e financuar nga qeveria dhe ofron akses publik falas në mijëra të dhëna që lidhen me Chiang. Janë më shumë se 50 000 dokumente origjinale, mes të cilave edhe korrespondenca personale e Chiang, ditari, shënimet, veprat dhe dokumentet qeveritare.

Academia Historica thotë se këto materiale ofrojnë një këndvështrim të ri mbi “një periudhë magjepsëse të Kinës moderne dhe Tajvanit".

Baza e të dhënave zbulon se si ndodhi një incident i madh për Tajvanin – normalizimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë”, thotë për South China Morning Post Hsueh Hua-yuan, profesor i historisë Tajvaneze në Universitetin Kombëtar Chengchi në Taipei. Dokumentet përfshijnë shënimet e ditarit të Chiang, të dhënat nga Ministria e Jashtme dhe raportet e medias treguan se presidenti ishte i vetëdijshëm se Uashingtoni kishte të ngjarë të kalonte njohjen diplomatike nga Taipei në Pekin, herët a vonë. Arkivi përmban letra dhe dokumente zyrtare si dhe raportime lajmesh që detajojnë periudhën nga viti 1971, kur sekretari i shtetit i atëhershëm i SHBA-së Henry Kissinger bëri një udhëtim të fshehtë në Kinë, që i parapriu vizitës së Richard Nixon një vit më vonë si president, gjë që çoi në ndryshimin e raporteve me SHBA-në, në vitin 1979.

Chiang e quan atë "një fyerje" në një dokument të shkruar me dorë nga fundi i vitit 1978. “Që kur Republika e Kinës [titulli zyrtar i Tajvanit] dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një traktat aleance, marrëdhëniet e tyre kanë mbetur të ngushta dhe miqësore, por tani – me vetëm shtatë orë njoftim – qeveria amerikane na ka njoftuar për ndërprerjen e marrëdhënieve”, thuhet në dokument. 

"Kjo nuk është vetëm një tronditje, por edhe një fyerje për popullin tonë."

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Amerikanet u ftohen me Tajvanin asaj kohe, per shkak parimesh te medha universale demokratike, qe ishte parashikimi i tyre per tu lidhur ne nje aleance strategjike me Shqiperine post-komuniste te sotme! Amerikanet ishin shume parashikues! Biles, edhe trafikun e kokaines qe bente CIA me vendet e Am. Qendrore e Latine ne fund te v. '70 dhe vitet '80, (e keni edhe film te bere nga Hollivudi), e benin se donin qe te financohej i ashtuquajturi 'sklandali i Iranit' dhe qe te pregatiteshin sot per sulm ndaj Iranit! Mbani shprese tek Amerika, se nuk do t'ju lere kurre te fundoseni ne balte, por do t'ju mbaje siper saj!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.