Shkenca shpjegon pse Stonehenge nuk ka ndryshuar përgjatë mijëvjeçarëve
Një studim i kryer së fundmi ka rritur të shpjegojë si u ka rezistuar mijëvjeçarëve Stonehenge në jug të Anglisë. Gurët e vendosur në këmbë në formë rrethore janë në një pozicion të tillë prej mëse 5 mijë vjetësh dhe nuk janë prekur nga fenomenet atmosferike.
Për të kuptuar arsyet e kësaj rezistence, studiuesit e Universitetit të Brighton-it analizuan strukturën e një mostre shkëmbi të marrë nga Stonehenge.
Përmes skanimit CT, rrezeve X, analizave mikroskopike dhe teknikave të tjera, ata zbuluan se gurët masivë që përbëjnë monumentin, përbëhen nga kokrriza kuarci me madhësinë e atyre të rërës, të çimentuara fort së bashku nga një "mozaik" i ndërlidhur i kristaleve të kuarcit.
Kjo është arsyeja pse gurët janë të paprekshëm nga erozioni.
Konkluzionet e studimit u publikuan në revistën “PloS ONE”.
Stonehenge është një nga monumentet më të famshëm parahistorikë në botë dhe përgjatë disa fazave në disa mijëvjeçarë. Monumenti është pjesë e listës së trashëgimive të kulturës botërore të mbrojtura nga UNESCO dhe nuk mund të preket.
Por mostra që u erdhi në ndihmë studiuesve është marrë gjatë një restaurimi që është bërë në vitet ’50. Një gurgdhendës me emrin Robert Philips arriti të merrte një mostër cilindrike me gjatësi 3 metra. Philips e çoi atë në SHBA dhe e vuri në dispozicion të studiuesve në vitin 2018.
Add new comment