“Le Figaro” gjobitet për shkeljen e rregullores GDPR

Postuar në 29 Korrik, 2021 18:49

Francezja “Le Figaro” është gjobitur me 50 000 euro nga autoriteti vendas i mbrojtjes së të dhënave, pasi faqja e saj në internet kishte instaluar cookie reklamash të palëve të treta, pa pëlqimin e përdoruesve. Komisioni Nationale de l’Informatique et des Libertés (CNIL) e morit këtë masë pasi zbuloi se midis viteve 2020 dhe 2021, opsioni i reklamave ishte vendosur automatikisht në kompjuterët e vizitorëve në faqen e internetit lefigaro.fr, pa u njoftuar ose pa kërkuar leje.

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR) urdhëron që leja e përdoruesve të merret nga faqet e internetit para se të vendosen cookies të reklamave, duke pasur parasysh sasinë e të dhënave personale që ata mbledhin. Uebfaqet gjithashtu kërkohet të respektojnë refuzimin e përdoruesve, nëse ka një të tillë.

Më parë, autoriteti francez i mbrojtjes së të dhënave ka gjobitur edhe kompani të mëdha si Google dhe Amazon. Përfaqësues të këtij autoriteti i thanë Euractive se vendimi do të shërbejë si "shembull për faqet e internetit të tjera dhe për të bërë t’i ditur industrisë në fjalë se dënime të tilla nuk u jepen vetëm kompanive të mëdha".

Shkeljet që lidhen me cookie-t kanë objektiv i shumë vendimeve të fundit të CNIL. Në nëntor 2020, rrjeti i supermarketeve Carrefour France dhe Carrefour Banque u gjobitën respektivisht me 2.25 milion € dhe 800 000 € pasi u zbulua se kishin shkelur një sërë rregullash për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë politikat e cookie-t të GDPR. Në dhjetor 2020, CNIL gjobiti Google dhe Amazon për të njëjtën shkelje. Google u gjobit më 100 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.