Skualifikohen kompanitë në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
Pesë kompanitë në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë janë skualifikuar nga gara. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha në një intervistë për Report TV se asnjëra prej 5 kompanive që u ofruan për të ndërtuar tunelin nuk kanë përmbushur dokumentacionin ligjor dhe teknik.
Kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës: 3 nga Turqia, një nga Shqipëria dhe një tjetër firmë shqiptare. Pas një diligjence shumë të detajuar, ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet për sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik.
Skualifikimi i kompanive në garë e kthen këtë të fundit sërish në start. Ajo do të rihapet pas përfundimit të kohës që ligji ka parashikuar për ankimimet.
Add new comment